TEKSTESHQIP

Një Tjetër Vit I Suksesshëm Për Lorin

22-12-2013
Një Tjetër Vit I Suksesshëm Për Lorin
Këngëtarja, Loreta Kaçka, shënon një vit të mbarë dhe mjaft të suksesshëm, ndonëse në 2013-ën repertorin e saj ajo e mbushi me disa këngë të mira, të cilat vazhdojnë të pëlqehen në publik. Si çdo vit tjetër edhe këtë vit Lori na bën të ditur për shumë angazhime muzikore brenda dhe jashtë vendit.

Ndonëse në çdo vend thotë të ketë kaluar bukur bashkë me adhuruesit e saj. Ndërrimin e moteve Lori do ta kalojë në Tetovë, duke i argëtuar adhuruesit e saj, ndërsa angazhimet e saj vazhdojnë edhe në tri ditët e para të janarit, ku do të jetë në Prishtinë dhe Malishevë.
"Jam shumë e lumtur që edhe këtë vit ashtu sikurse çdo vit tjetër po e përmbyllë me një sërë suksesesh në fushën e këngës. Edhe gjatë këtij viti kam realizuar disa këngë dhe videoklipe që po pëlqehen në publik. Dhe kjo më gëzon shumë mbase kam përkrahjen e publikut kudo që jam. Vlen të ceket se gjatë tërë vitit kam qenë e angazhuar nëpër mbrëmje të shumta muzikore si brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe kudo që kam shkuar kam kaluar për mrekulli. Suksesin tim ia dedikoj publikut, i cili ka bërë që unë të arrij deri këtu ku jam sot. Prandaj i falënderohem shumë që çdo herë e më shumë më japin vullnet për të vazhduar më tutje", ka thënë ajo për "Zërin".
Edhe ky vit që po e lëmë pas këngëtaren e lë pa të dashur, përkushtimi i madh ndaj këngës, mbase po e lë të mos i kushtoj rëndësi jetës private. Këngëtarja aktualisht është vetëm, por ndonëse viti 2014 mund t’ia sjellë djaloshin e ëndrrave të saj.

"Tani për tani nuk ka asgjë të reja në jetën time sentimentale, por në momentin që do të ketë padyshim se do ta bëj publike për adhuruesit e mi. Prandaj nuk ka se çfarë të komentohet për jetën time private", shton ajo.
(K.B/Zëri)

Komente 1