TEKSTESHQIP

Luiz Ejlli, Së Shpejti Në Tiranë Si Këngëtar Dhe Avokat

28-12-2013
Luiz Ejlli, Së Shpejti Në Tiranë Si Këngëtar Dhe Avokat
Vetëm pak minuta pas çeljes së edicionit të 52-të të Festivalit të Këngës në RTSH-ë, këngëtari shkodran na rrëfen për Shqiptarja emocionet që i fal kjo skenë sa herë që e prek, "rikthimin" tek muzika si dhe të rejat nga jeta profesionale si Avokat. "Nuk është se jam shkëputur nga muzika për asnjë çast, por kam pasur angazhime të tjera që ndoshta të krijojnë këtë ide. Për një gjë jam i bindur, muzikën nuk e lë kurrë, vetëm nëse më braktis ajo mua", - kështu do ta cilësoj lidhjen e tij me muzikën. Luiz Ejlli ishte i pari mashkull në garë i cili përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë me një këngë në gjuhën shqipe. Këngëtari shkodran është i martuar me Megi Topallin, e bija e ish-Kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli. Më poshtë do të lexoni të tjera surpriza nga jeta e tij e re në Tiranë, pas diplomimit për Jurispundecë në Francë.

Luiz, patët fatin të çelnit edicionin e 52-të të Festivalit të RTSH-së. Kishit emocione?

Duke marrë parasysh që është hera e katërt që marrë pjesë në Festivalin e RTSH-së, ku herën e parë kam marrë çmim të dytë, në pjesëmarrjen e dytë përfaqësova Shqipërinë në Eurovizion, ndërsa në pjesëmarrjen e tretë u vlerësova sërish me çmim të dytë. Tani në këtë edicion të 52-të le të shikojmë se ku do të arrijmë, por emocionet që të fal kjo skenë janë me të vërtetë të bukura në çdo vit.
"Kthehu", është kënga që ju rikthen sërish në garë, po cilët janë bashkëpuntorët në realizimin e saj?

Kënga "Kthehu" vjen me muzikë dhe orkestracion të Marjan Dedës dhe tekst të Sokol Marsit. Është një baldaë, pasi në këtë rrymë e ndjej vetën më mirë ku mendoj se është realizuar mjaftë mirë, pjesën e vlerësimit ja lëmë jurisë.

Pse pikërisht një baladë, ka ndonjë dedikim?

Duke marrë parasysh që gjithçka është "live", në pozicionin tim është më thjeshtë të prezantohem me një baladë sesa me një këngë ritmike. Kur ke një baladaë brenda një kohe 3 minuta, përqëndrohesh më shumë tek kënga sesa tek lëvizjet. Për mua kënga nuk ka asnjë dedikim, por e interpretova me gjithë shpirtë, ku ajo ose ai mund ta gjejnë veten.

E prisni një "Eurovizion" të dytë, duke ditur që ju e keni prekur skenën e këtij eventi gjigant një herë?

Këtu të gjithë për të fituar kanë ardhur, por unë personalisht ndjehem i fituar pasi kam shpirtin e konkurrimit!
Që nga 2009 i keni munguar skenës shqiptare, pse ky "largim" nga muzika?

Nuk është se jam shkëputur nga muzika për asnjë çast, por kam pasur angazhime të tjera që ndoshta të krijojnë këtë ide. Për një gjë jam i bindur, muzikën nuk e lë kurrë, vetëm nëse më braktis ajo mua.

Aktualisht me çfarë po merreni përveç muzikës?

Ka pak që jam kthyer në Shqipëri, ku u diplomova në Francë për Drejtësi. Aktualisht po shikoj për hapësira për të ushtruar profesionin tim. Le të shikojmë se çfarë do të na ofrojë fati!

Jeni kthyer përfundimisht për të nis një jetë të re në Tiranë?

Kështu them! Të nis një jetë të re si avokat, noter. Të shikojmë dhe konkurset e ndershme që na kanë sjellë tani, le ti provojmë. (Qesh)
Si qëndron raporti mes muzikës dhe jurispundecës?

Të dyja kanë hapësirat e saj në jetën time, por nëse në këto momente po merrem vetëm me këngë i përkushtohem, e kundërta do të ndodh dhe me profesionin tim.

Muzika tallava sot për sot ka pushtuar tregun muzikor. Ju si një këngëtar që këndoni live, si e shikoni këtë trend?

Përderisa njerëzit e pëlqejnë, dëgjojnë dhe klikojnë të njëtat këngë edhe në internet, do të thotë që pëlqehen. Për këtë arsye dhe shumica e këngëtarëve janë rikthyer tek ky lloj trendi, për të mos thënë që edhe ata këngëtarë që s'kanë kënduar kurrë folk dhe tallava, tashmë e shikojnë si një lloj fitimi. Është vërtetë për të ardhur keq përball këtij fenomeni që po ndodh në muzikë, por ky është realiteti.

Cilat janë projektet që do t’iu ndjekin në 2014-n?

Çdo gjë varet nga Festivali, nëse do fitoj çdo gjë merr drejtim ndryshe, nëse ndodh e kundërta do të marrë sërish pjesë vitin që vjen. Nuk i ndahem festivalit pasi e kam pas ëndërr për të shkel skenën. Le të shikojmë çdo ndodh, pasi një plan është të realizojë një labum shumë të bukur me këngë 100 përqind shqiptare, një bashkëpunim me Shpëtim Saraçin, ku besoj do të ketë tri këngë shkodrane të reja.
Luiz Ejlli
Kthehu
[Teksti dhe Klipi]
(Xhulia Karavella/shqiptarja)

Komente 0