TEKSTESHQIP

Mahmut Ferati
Hero Zahir Pajaziti (Pushka E Parë E Lirisë)
Lyrics

Në Gollak shpërthen vullkani
N'gjamadan vesh Gjenerali
E ka shqipja djalë ma t'mirin
Zog shqiponje trim Zahirin

Emri trimit n'ballë t'lavdisë
Pushka e parë e lirisë
Flijojmë jetë por kombi s'ndahet
Pa Kosovë Ballkani z'bahet.

Ref:
3000 vjet n'ket tokë unë jam
Skam njoftë krajl e as sulltan
Ilir atehër edhe sot
Çrimitar për jetë e mot
K'shtu thot Zahir Pajaziti
Komandant që i flet shpirti
Pushka e tij n'zemër t'Ballkanit
Dridhi valtë e oqenit.

Në Kosovë emri Zahirit
Na ka pri në flakë t'kushtrimit
Me shumë trima heronj t'kombit
I kem dhuratë nga dora Zotit

Kurr se shesim amanetin
Pa lavdi trojet nuk mbesin
Ranë tre burrat në Pestovë
Tri lul'kuqet për Kosovë.
INFO
Një klip mund të mos jetë hit, por një hit duhet të ketë një klip. Është ky një ligj i pashkruar në showbizin tonë, ndaj ky krijim muzikor paraqitet në ekranet tona i realizuar me mjaft shije edhe me videoklip muzikor, të cilin e punoi Red Media. Videoklipi u publikua më 16 Shkurt 2024. Autor i muzikës është Shaqir Cërvadiku, autor i fjalëve të tekstit është Milaim Mezini, ndërsa arranzhimi është realizuar nga EthnoMusic.