Më mbaj mend (për 1 muaj)

Manjola Nallbani - Kur Humba Nje Dashuri Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  45

Dashurinë e parë dhurova
për të njohur një njeri
dhe mësova të mos gaboj
kur e humba këtë dashuri

Me puthje gënjeshtare
ma mësove dashurinë
e pastër isha fare
e nuk e njihja pabesinë

Por ja që nisi era
ranë fletët një nga një
jeta ëndrra s'ka ngahera
ka dhe lot e tradhëti

(Refreni)
Dashurinë e parë dhurova
për të njohur një njeri
dhe mësova të mos gaboj
kur e humba këtë dashuri

Zemrën time e lëndova
e plagosa në rini
por pranvera sërish do vijë
dhe do sjellë tjetër dashuri

O dashuri
sekreti i moshës që na rinon
ti papritur vjen
dhe krejt papritur si era shkon
Oh eja eja dashuri
eja eja përsëri
merrma dhimbjen time
dhe më ndiz një zjarr të ri

(Refreni)
Dashurinë e parë dhurova
për të njohur një njeri
dhe mësova unë të mos gaboj
kur e humba këtë dashuri

Zemrën time e lëndova
e plagosa në rini
por pranvera sërish do vijë
dhe do sjellë tjetër dashuri

Dhe mësova unë të mos gaboj...
kur e humba këtë dashuri






Manjola Nallbani - Kur Humba Nje Dashuri
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Kur Humba Nje Dashuri".
3. Video është e këngës "Kur Humba Nje Dashuri", por nuk këndohet nga Manjola Nallbani.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Manjola Nallbani:


Komente 0