TEKSTESHQIP
Festivali i 32-të në RTSH (1993)
Festivali i 32-të në RTSH
Festivali i 32-të i Këngës, u zhvillua në datat 23, 24, 25, 26 dhjetor të vitit 1993, në sallën e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë. Ky festival sërish njeh konkurrime të shumë artistëve më në zë të kohës, për të mos munguar as prezantime të krijuesve të rinj , si kompozitorë, por edhe këngëtarë. Koha tregoi se shumë artistë të rinj si Rovena Dilo, Alma Bektashi, Aleksandër Gjoka, Aurela Gaçe, etj… do të mbeteshin artistët e preferuar të viteve në fjalë të cilët shpesh u vlerësuan me çmime të para. Në festivalin e 32-të u vlerësua me çmim të parë kënga “Kur e humba nje dashuri” e kompozuar nga Vladimir Kotani, dhe poet Jorgo Papingji, kënduar nga Manjola Nallbani, e cila për të dytin vit rradhazi triumfon.

Kënga fituese u shpall "Kur e humba një dashuri", kënduar nga Manjola Nallbani me Muzike nga Vladimir Kotani dhe Teksti nga Jorgo Papingji.
Festivali i 32-të në RTSH (1993)
  • Festivali i 32-të në RTSH
  • Tiranë
  • 23/12/1993 - 26/12/1993
  • Stacion radio:
  • Kanal televiziv:
  • Festival muzikor:
  • Dirigjent orkestre:
  • Vendi:
    Pallati i KongresevePallati i Kongreseve
  • Prezantues:
    Silvana BraçeSilvana Braçe
    Ndriçim XhepaNdriçim Xhepa
    Juela MeçaniJuela Meçani
  • Drejtor artistik:
    Zhani CikoZhani Ciko
  • Regjisor eventi:
    Leonard GjataLeonard Gjata
  • Skenograf:
    Ibrahim SylajIbrahim Sylaj
    Ramadan AliuRamadan Aliu
  • Skenarist:
    Mishel KoçiuMishel Koçiu
  • Drejtor i eventit:
    Arben KallamataArben Kallamata
Komente 3