TEKSTESHQIP
Mentor Haziri - Hana
Mentor Haziri
Hana

Melodinë e këngës dhe tekstin e punoi me profesionalizëm Eriona Rushiti, ndërsa arranzhimi dhe produksioni në studio vijnë si punim nga Florent Boshnjaku. Për ata që e prisnin dhe ata që nuk e prisnin, hiti muzikor përcillet tek të apasionuarit pas muzikës i realizuar tejet mirë me videoklip, video produksionin e të cilit e përgatiti Pinkmoon Creative. Klipi hit impaktoi platformat online me datë 3 Mars 2019 dhe menjëherë u adhurua nga fansat.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Hana paska mbet e vetme
E pikllume në vetmi
Poshtë dritares ti kalon
E heshtun, dhe e mbushun me zbrazëti
...
Rrugën tande shtroj unë me petale
Frymën ti me ma ni
Bashkë me erën fjalët ti dërgoj
E dashtun nata asht poezi

REF.:
Ndal, e shiko
Dritat ndezun
Të shpirtit tim
Synin plot vesë
Si mëngjesi
I lagun për ty

...
Andrrën merre edhe zgjoje
Mbushe zemrën ti me dashni
Jetën zbukuroje
Asht e bukur kur dhuron dashni
...

Strofa

Mbramja vjen e zbret e amël
E buzeqëshun ka me ik
Yjet flasin vec për ty e dashtun,
ke me dal nga kjo errësinë
...
Rrugën tande shtroj unë me petale
Frymën ti me ma ni
Bashkë me erën fjalët ti dërgoj
E dashtun nata asht' poezi
Komente 0