Mimoza: Vip-Ve Tek Ne U Bëjnë Shumë Padrejtësi
11-11-2014
Viti në të cilin ndodhemi tani ka qenë ndër vitet më të suksesshëm në karrierën e saj muzikore. E fundin e këtij viti këngëtarja Mimoza Shkodra do ta përmbyllë me një potpuri. Së paku kështu ka konfirmuar ajo për një intervistë për gazetën Tribuna ku mes tjerash ka folur dhe për jetën private dhe për shumëçka tjetër.
Sapo ju bashkua skenës muzikore shqipe filloi menjëherë të pëlqehej nga të gjithë. Është kjo këngëtarja Mimoza Shkodra, e cila që me këngët e para rrëmbeu zemrat e shumë personave të cilët sot janë fansat e saj më të mëdhenj dhe që e shoqërojnë kudo që ajo është prezente. E kjo gjë ka bërë që këngëtarja të mos ndalojë asnjëherë dhe gjithmonë të vijë më projekte të reja muzikore. E në një të tillë është duke punuar edhe tani. Së paku kështu ka treguar ajo gjatë një bisede për gazetën Tribuna në të cilën ka thënë se është duke realizuar një potpuri që do të jetë si dhuratë për festat e fundvitit për të gjithë simpatizuesit e saj.
"Për momentin jam duke u marrë me një potpuri që do të dalë për festat e fundvitit. Pas festave të fundvitit sigurisht që do të përfundoj një këngë timen", ka theksuar Mimoza. Po ashtu, këngëtarja ka folur edhe për mundësinë e krijimit të bashkëpunimeve të reja me kolegët e saj dhe ka shtuar se tani për tani nuk mendon që të ketë këngë duet sepse ka pasur mjaft të tilla për këtë vit. "Thënë të drejtën nuk do të bëj bashkëpunime për një kohë të gjatë sepse këtë vit që po e lëmë pas kam pasur mjaft shumë, prandaj dua që të pauzoj për një kohë të gjatë në krijimin e këngëve të tilla" ka pohuar ajo. Ndonëse ka qenë shumë aktive me këngë solo e duete, Mimoza i ka munguar tregut muzikor sa u përket albumeve. "Ka kohë që nuk kam bërë album, por kjo nuk nënkupton që e kam larguar nga mendja këtë gjë. Do të bëj edhe albumin por se kur do të nuk mund të them", ka shtuar ajo.
Angazhimet e shumta i kanë pamundësuar pjesëmarrjen në festivale.
Në vazhdën e bisedës, Mimoza ka treguar se dy muajt e fundit të vitit i ka të angazhuar me shumë mbrëmje muzikore dhe koncerte të ndryshme në diasporë, prandaj dhe i bie që gjithmonë të jetë rrugëve të Evropës. E këto angazhime kanë bërë që ajo të mos gjejë kohë të merret me ndonjë gjë tjetër, madje, as të marrë pjesë në festivale. "Se di, kam pasur ftesa shumë për festivale po nuk kam pas mundësinë të marrë pjesë asnjëherë, sepse gjithmonë kam qenë e zënë me punë. Fatkeqësisht! Por në të ardhmen shpresoj që të më bëhen punët dhe të marrë pjesë në festivale" ka thënë ajo. Këngëtarja ka folur edhe muzikën në ditët e sotme dhe ka thënë se muzika posedon zhanre të llojllojshme të cilat ka vendin e vet dhe që duhet kënduar.
"Nuk ka zhanër që nuk mund të ja preferoj dikujt mos ta këndonte. Çdo zhanër ka vendin e vet dhe mënyrën që dallon" ka shtuar këngëtarja. E pyetur se sa është e vështirë të jesh fytyrë publike, Mimoza ka thënë se në vendin tonë VIP-ve u bëhen shumë padrejtësi. "Tek ne shumë e vështirë, ka shumë padrejtësi. Nuk është asgjë siç duhet të jetë në funksion tek ne në showbiz. Vetëm ai që merret me ketë botë e kupton. Të jesh VIP duhet punë, nerva edhe durim dhe duhet me përballu çdo ndodhi", ka thënë ajo. Mimoza ka folur edhe për jetën private dhe ka theksuar se jeta e saj gjendet mes punëve të shumta dhe angazhimeve të tjera, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.

(Tribuna)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0