TEKSTESHQIP
Miranda Hashani - Dashnia Mbeti Histori
Miranda Hashani
Dashnia Mbeti Histori

Materiali muzikor paraqitet para një audience më të gjerë i ilustruar në spektrin vizual edhe me anë të një klipi muzikor, video produksioni i të cilit u krijua nga MAX Production. Videoklipi u publikua më 7 Qershor 2024. Autor i vijës melodike dhe autor i tekstit rezulton të jetë Neki Emra, teksa për këngën ka punuar si orkestrues Florent Boshnjaku.
Teksti :: Song Lyrics
E akullt jam unë tani
Nga kjo ndarje trishtë
Mbrapa meje një aeroplan
Përpara meje ti

Shumë lot në sytë e mi
Edhe më shumë nga ti
Por tani është shumë vonë
Për një pendim nga ti

Të kam dasht unë ty me shpirt
Se besoj që erdhi kjo ditë
Dashnia mbeti histori
Më mbyte përjetësisht

Të kam dasht unë ty me shpirt
E urrej që e shkatrove ti
Në fund të botës do të ik
Pse më tradhëtove o i ligë

Aeroplani im tani
Më dërgon në një rrugë pa kthim
Diku ku s'njoh njeri
Diku ku nuk je ti

Një ëndërr kishim ne të dy
O, të kishim shumë fëmijë
Kur i kujtoj unë ato ditë
Ndjehem e vdekur unë tani

DËRGOI:
Komente 0