TEKSTESHQIP

Miriam Cani
Në Parajsë
Lyrics

Jo nuk jam ëngjëll pa faj,
Kam dhe një faj
por ti thjesht më pranon
për atë që jam
Me ty jam lart e në majë
lart e në majë
Asgjë s'është përgjithmonë,
kështu të paktën thonë

REF.:
Dhe në parajsë, dhe në parajsë
Do të vij me një frymë ty të kërkoj
Dhe në parajsë, dhe në parajsë,
do ti bind t'më lejojnë të takoj

Ne të dy nuk jemi njësoj,
nuk jemi njësoj
ti më plotëson, ti më përmirëson
Përjetësinë me ty e jetoj,
me ty e jetoj
Një jetë nuk më mjafton,
jo nuk më mjafton

REF.:
Dhe në parajsë, dhe në parajsë
Do të vij me një frymë ty të kërkoj
Dhe në parajsë, dhe në parajsë,
do ti bind t'më lejojnë të takoj

REF. 2x:
Dhe në parajsë, dhe në parajsë
Do të vij me një frymë ty të kërkoj
Dhe në parajsë, dhe në parajsë,
do ti bind t'më lejojnë të takoj

DËRGOI:
INFO
Nuk mund të anashkalohej asnjë detaj, ndaj projekti muzikor është prezantuar para shikuesve në spektrin vizual edhe me videoklip muzikor, video produksionin e të cilit e punoi Talelli Production. Videoklipi u publikua me datë 9 Nëntor 2018. Këngën e kompozoi Kledi Bahiti, për fjalët e këngës u kujdes Alban Skënderaj, ndërsa studio producentët janë Threedots.
Rryma muzikore:
Pop
Renditja:
Top 200