TEKSTESHQIP

Neki Emra: “Gjithmonë Kam Patur Respekt Për Punën E Leonorës“

22-8-2014
Neki Emra: “Gjithmonë Kam Patur Respekt Për Punën E Leonorës“
Këngëtari Neki Emra në një intervistë për Express ka folur për planet e tij në të ardhmen, më së shumti për bashkëpunimin e tij të fundit me këngëtaren Leonora Jakupi

Neki Emra është njëri prej këngëtarëve që e gjen duke kënduar ato serenatat e bukura shqipe, por edhe muzikën qytetare.

Zëri i tij ka bërë për vete shumë adhurues në Kosovë dhe me gjërë. Së fundmi ai ndrysho pak zhanrin duke kënduar një muzikë "funky" me këngëtaren Leonora Jakupi, e cila quhet "Çift dua të kem".
Në këtë intervistë për Express Neki flet për planet e tij, për këngën e fundit dhe për një befasi që ai e ka lënë për fundvit.

Express: Sapo keni realizuar një këngë duet me Leonora Jakupin "Çift dua të kem". A mund të na tregoni ku dhe si lindi bashkëpunimi?

Neki: Ju faleminderit për intervistën se pari. Ideja e bashkëpunimit ka qenë e imja. Pas shumë e shumë kërkesave nga adhuruesit e mijë për një duet, kam menduar gjatë se me kë do të ishte me e përshtatshme dhe në fund kam menduar me këngëtaren Leonora Jakupi do të përshtateshim shumë. Kemi biseduar me të ja kam treguar idenë dhe ndjehem i respektuar dhe i vlerësuar shumë nga Leonora pasi ajo e pranoj bashkëpunimin, pasi që tash e 15 vite Leonora nuk ka pas bashkëpunim dhe me këtë rast e falënderoj shumë për këtë bashkëpunim që e kemi bërë. Leonora është një yll i estradës sonë dhe besoj që edhe adhuruesit tanë e kanë pëlqyer gjithë këtë punë që e kemi bërë se bashku.
Express: Kënga është e një stili pak më ndryshe, "funky". Si ju lindi ideja që të këndoni në këtë zhanër sepse në e dimë se nuk është edhe aq zhanër i juaji?

Neki: Ideja e stilit të këngës më konkretisht ka qenë e kompozitorit Florent Boshnjaku. Pasi jemi takuar se bashku me të, unë, Leonora dhe Florenti ai ka propozuar të jetë ky stil i këngës. Normalisht Florenti ka bërë diçka që na përshtatet të dyve dhe ai këtë këngë e ka kompozuar pikërisht për ne dy në mënyrë që të na përafrohet stili dhe të jetë diçka e bukur dhe verore. Mua dhe Leonorës na ka pëlqyer shumë kjo ide dhe po besoj që edhe njerëzve do t’u pëlqej ky stil që kemi bërë.

Express: Shumë këngëtarë kanë dëshirë të këndojnë me Leonoren, ju si e përshkruani bashkëpunimin me këngëtaren?

Neki:Leonora është një nga këngëtarët më të mira të estradës sonë. Gjithmonë kam pas respekt për punën e saj, ka një qëndrim shumë serioz, ka një bukuri të rrallë, një ngjyrë të zërit shumë të veçantë, dhe paraqitja e saj gjithmonë ka qenë e mrekullueshme. Pasi kemi bashkëpunuar tani, kam krijuar edhe një përshtypje edhe më të mirë për të. Mbi të gjitha është një njeri i mrekullueshëm. Bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë e i lehtë me Leonorën. Kam pas nder dhe kënaqësi të bashkëpunoj me të.
Express: Ndërkohë, ju jeni i njohur për këndim të muzikës qytetare. Duket se ka një sensibilizim më të madh për këtë muzikë kohëve të fundit. A e ndani të njëjtin opinion me mua?

Neki: Është shumë e vërtetë kjo që thoni. Viteve të fundit njerëzit kanë filluar të kthehen nga muzika e mirëfilltë shqipe. Kjo me bën shumë të lumtur mua ngase ne kemi një muzikë të shkëlqyeshme burimore shqipe. Unë këndoj 12 muaj të vitit në gjithë Kosovën, dhe ndihem edhe më mirë pasi kam qenë një nga këngëtarët që e kemi nisur këtë stil të muzikës ta këndoj edhe nëpër kafiteri dhe tani e ruajmë dhe e kultivojmë muzikën tonë të bukur. Kjo po vërehet nëpër mbrëmje kudo që këndojmë çdo herë kemi një numër më të madh të njerëzve që vijnë dhe e pëlqejnë këtë stil. Shpresoj që edhe të tjerët që e këndojnë një stil jo të mirë ta rikthejnë muzikën tonë të bukur nëpër mbrëmjet e tyre, e që dihet besoj për cilën muzikë bëhet fjalë.
Express: Përpos këtij bashkëpunimi a planifikoni të realizoni edhe ndonjë këngë tjetër gjatë këtij viti?

Neki: Gjatë këtij viti planifikoj ta realizoj edhe një këngë me videoklip dhe në fund të vitit ta realizoj albumin tim të parë me këngët e mia. Pasi brenda dy viteve kam realizuar dy albume LIVE me këngë të vjetra qytetare, pesë këngë dhe videoklipe, tani do të jetë edhe albumi im i parë me këngë të mia, e cila do të përcillet me një koncert shumë të veçantë në fund të vitit. Dua ta realizoj një koncert i cili do të flitet gjate për të, e cila kërkon përkrahje më masovike, por për detajet e këtij koncerti do t’ju informoj normalisht në muajt në vazhdim.
Express: Si solo këngëtar sa jeni të angazhuar?

Neki: Sa i përket mbrëmjeve, kam pas një angazhim shumë të madh këtë sezon. Kudo që kam kënduar ka pas një numër shumë të madh të njerëzve dhe çdo mbrëmje ka qenë më të vërtetë tepër e bukur. Jemi lodhur fizikisht shumë, por që kënaqësi e madhe ka qenë me qenë pranë publikut tim të mrekullueshëm. Unë jetoj me publikun tim dhe ata janë gjysma ime.

Express: Si e vlerësoni bashkëpunimin me Florent Boshnjakun dhe Mit'hat Sadikun?

Neki: Florent Boshnjaku është një nga kompozitoret më të mirë shqiptar. Nga fillimi i karrierës sime kemi bashkëpunuar me Florentin dhe është një njeri dhe kompozitor i mrekullueshëm. Është shumë i lehtë bashkëpunimi më të dhe është tepër profesionist në punën e tij. Çdo fjalë që e flas për Florentin është pak për ta dëshmuar personalitetin dhe të arriturat e tij. Sa i përket Mithat Sadikut, është hera e parë që kemi bashkëpunuar dhe mendoj që ka bërë një tekst shumë të bukur. Të gjitha idetë tona i ka realizuar në tekstin e këngës. Ishte shumë profesionist dhe mendoj që do të bashkëpunojmë edhe me gjatë se bashku.
Express: Pasi këndoni edhe nëpër dasma a ju është mbushur mendja që të martoheni, apo a jeni në ndonjë lidhje?

Neki: Një mik i imi gjithmonë thotë për martesën që njeriu mund të këtë vonim po shpëtim jo. Kjo është besoj për të gjithë që jetojmë. Në fakt unë tani kam plane tjera të rëndësishme, po siç thotë populli kur ti vije kësmeti edhe ne do të hyjmë në atë rruge.
Neki Emra & Leonora Jakupi
Çift Ty Dua Të Kem
[Teksti dhe Klipi]
(Express)

Komente 0