>
BIOSHQIP

Besnik Qaka Ju Hyp Skijave

19-01-2016
Lideri i grupit NRG Band, Besnik Qaka ka treguar përmes rrjeteve të tij sociale se së fundmi ndodhet në Bansko të Bullgarisë, pasi ka shkuar për pushime dimërore.

Ai ka publikuar disa fotografi ku shihet teksa i ka hipur skijave dhe po bëhet gati për "Skijim", i cili është njëkohësisht edhe sporti i tij i preferuar.

Projekti i tij i fundit muzikor ishte kënga "Ajo m'kalli" e cila ka shkuar shumë larg me klikimet në youtube, plot 2 milion e sipër.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Besnik Qaka Ju Hyp Skijave