>
BIOSHQIP

Nrg Band, Gati Klipin E Ri Me Klepton

04-02-2014
NRG Band ka gati videoklipin e projektit më të ri muzikor, të cilin së shpejti do ta lansojnë.

Lajmin e ka konfirmuar lideri i grupit, Besnik Qaka, i cili ka thënë se videoja e këngës bashkëpunim me Klepton aktualisht është në montazh.



“Kemi përfunduar xhirimet e videokëngës më të re të cilën e kemi në bashkëpunim me Klepton. Ka dalë një krijim i bukur e besoj që do të pranohet mirë në publik. Ne kemi punuar me përkushtim, dhe besoj ja kemi arritur të sjellim atë që kemi dashur”.

“Tashmë po presim të montohet gjithçka, por e vërteta është se nuk po na ngutet asgjë. Me rëndësi të dal ashtu siç ne duam dhe shumë ndryshe nga projektet e deritashme”, ka sqaruar ai.
(Telegrafi)

Nrg Band, Gati Klipin E Ri Me Klepton