TEKSTESHQIP

Nrg Band: “Artistët E Vërtetë Duhet Të Përqëndrohen Tek Krijimtaria“

23-8-2014
Nrg Band: “Artistët E Vërtetë Duhet Të Përqëndrohen Tek Krijimtaria“
1. "Nrg Band" emër tashmë i njohur për të gjithë, me hit-e të një pas njëshme. A keni realizuar ëndrrën tuaj me famën e arritur deri më tani?

Po, ndoshta pjesërisht. Ëndrra jonë që në fillim ishte të formojmë një grup që do të luajmë muzikën tonë. Po them pjesërisht sepse ambiciet ishin dhe janë që të depërtojmë edhe në tregun botërorë, që me këngën "Rina Rina", vetëm sa filluam. Kjo këngë pasi që nënshkruam kontratën fillimisht me Warner Bross për Izrael. Mandej edhe për vende tjera të Evropës. Nuk do të ndalemi deri sa të plotësojmë edhe këtë ambicie.
2. Për të arritur duhet edhe sakrificë. Kush ju ka ndihmuar dhe qëndruar pranë në fillimet tuaja sa i përket muzikës?

Kur bëhet fjalë për "Nrg Band" rrugëtimi jonë ka qenë me shumë sakrificë, kemi pas përkrahjen e familjes normalisht, po edhe të shumë miqve tonë, mos të harroj të përmendi tekst shkruesin tonë kryesor Mithat Sadiku, fansat normalisht që na kanë përkrahë tash 14 vite, me 25 videoklipe të edituara dhe 4 albume, kjo tregon vërtet seriozitet pa kompromise dhe një përkushtim maksimal.
3. Këngët tuaja janë të gjitha hit-e siç e thashë edhe pak më lartë. Por, sipas juve, cila këngë deri më tani ka qenë kulminacioni i suksesit tuaj?

Pa dyshim se kënga "Rina Rina" deri më tani ka qenë kulmi i suksesit që për fat të mirë për neve depërtoi edhe në tregun botërorë, hyri në një kompilacion të cd -ve të hite-ve verore 2012.
4. ‘As 5 pare’ suksesi i radhës. Na flisni pak për realizimin e kësaj këngë që tashmë u bë e suksesshme?

Kjo këngë u realizua si inçizimi ashtu edhe videoklipi me produksionin që tashmë është i joni "Nrg Entertaitment", edhe ideja e klipit mendoj se është shumë interesante sepse i tërë xhirimi është bërë me një dhe revers(one shoot & reverse), me një staf shumë të gjerë. Ky lloj videoklipi kërkon organizim dhe shumë prova paraprake.
5. Me kënd bashkë punoni më së shumti?

Përveç bashkëpunimeve që kemi pasur me shumë artistë nga estrada gjithë shqiptare, kohën e fundit realizuam projektim mjaft të suksesshëm me Klepton, nga grupi Tba ,kohën e fundit edhe me artistë si Kico&Torch, që do të kemi së shpejti edhe projekte të radhës.

6. Pa dyshim jeni të angazhuar me mbrëmje të shumta. Gjatë këtij sezoni ku do të jeni më së shumti me punë?
Sezoni do te ketë performancë live si në Kosovë në Shqipëri normalisht edhe në Maqedoni. Po ashtu do të ketë performancë live edhe në bregdetin Shqiptarë, ku na pret një publik shume i ngrohtë.

7. Keni vite që jeni në skenë. Si e shihni ju tregun muzikorë sot?

Tregu muzikorë është aje që është ndoshta kishim pas dëshirë që të ketë shqiptarë , 20 milion, haha. Kanë ndërrua vetëm zhanret e muzikës trendet që është normale. Trendet po lëvizin me tempo shumë më të përshpejtuar në krahasim me shumë vite përpara, jo vetëm tek ne por në tërë globin.
8. Thashethemet janë të shumta. Sa ndikoheni nga ato?

Kohën e fundit ka shumë thashetheme, mendoj se artistët e vërtet nuk duhet të merren me ato. Por të përqendrohen në krijimtari, mendoj se nuk kanë shumë ndikim tek ne.

9. Rrjetet sociale janë të shumta tashmë. Sa jeni aktiv ju në ato?

Mendoj që rrjetet sociale janë shumë me rëndësi. Sidomos kur bëhet fjalë për promovimin e vlerave. Jemi mjaft aktiv në këtë drejtim.
10. Kur mund të presim një këngë të radhës nga ju?

Do të ketë me siguri dy ose tri projekte, deri në fund të këtij viti. Nuk do ti zbulojmë për momentin, haha.

11. Mesazhi juaj për lexuesit dhe adhuruesit e këngës tuaj?

Mesazhi jonë për lexuesit tuaj është që të dëgjojnë muzikë të mirë. Në kohën kur ne kemi fillua të merremi me muzikë ajo ishte "fun"- kënaqësi dhe është dëgjuar, tani për fat të keq më shumë po "shikohet".
(Dijana Gj. Dukaj/teksteshqip.com)

Komente 0