TEKSTESHQIP
Orgesa Zaimi - Malli
Orgesa Zaimi
Malli

Për këngën ka punuar kompozitori Armend Rexhepagiqi, autore e fjalëve të tekstit rezulton të jetë Aida Baraku, ndërsa okestracionin dhe produksionin e realizoi Jeris Kaso. Për ata që e prisnin dhe ata që nuk e prisnin, ky hit i ri u përcoll tek ata që mezi po e prisnin i përpunuar bukur edhe me një klip muzikor, video produksionin e të cilit e krijoi MAX Production. Klipi hit impaktoi online më 5 Nëntor 2025 dhe shumë shpejt u kthye në një nga më të pëlqyerit e momentit.

Teksti :: Song Lyrics

Kur më zhgënjeu zemra ime
E hodha në det
Ajo prap e gjeti rrugën
Te ti u mbështet

Ne uleshim në një karrige
Nga gota e njëjtë
Provonim pak nga pak
Të duam vërtetë

Malli na ka marrë
Malli po na djeg
Malli na ka marrë
Malli po na çmend

Merre pak zemër
Merre pak shpirt
Merr ç'ka të duhet
Sa herë nuk je mirë
Malli na ka marrë
Malli po na djeg
Malli po na djeg

Dora që nuk është e jotja
Nuk dua t'më prek
Buzët e huaja të ftohta
S'më duhen në jetë

Një këngë e trishtë le të dëgjohet
Më e trishta në dynja
Po erdhi lajmi përjetë
Qe jemi ndarë

Malli na ka marrë
Malli po na djeg
Malli na ka marrë
Malli po na çmend

Merre pak zemër
Merre pak shpirt
Merr ç'ka të duhet
Sa herë nuk je mirë
Malli na ka marrë
Malli po na djeg
Malli po na djeg

Merre pak zemër
Merre pak shpirt
Merr ç'ka të duhet
Sa herë nuk je mirë
Malli na ka marrë
Malli po na djeg

VIDEOKLIPE

Komente 0