TEKSTESHQIP

Pirro Çako
Shpirt
Lyrics

Mos më thuaj se çdo gjë ka mbaruar
Mos më thuaj se tani s'më do
Nuk e di nëse më ke tradhtuar
por askush nuk flet, askush nuk ma thotë

Mos ma vrit ti ëndrrën që filloj
Lerma portën hapur të shikoj
ditët po duken më vite
sa filloj t'i numëroj...
sa filloj t'i numëroj...

(ref)
Dua ta dëgjoj, se për ty akoma nuk mbaroi
Dua ta dëgjoj, se për ty akoma do vazhdojë
Qëkur ke ikur ti, më beso
unë s'kam bërë me asnjë tjetër dashuri
Po pres, po pres të vish ti

Të kërkoj unë ty, në çdo listë avionash
të kërkoj në çdo periferi
Por askush nuk të ka parë e dëgjuar
veç një zot e di, ku merr frymë tani
Vetëm ki kujdes mbulohu shpirt
se i ftohti ka filluar prapë
dhe askush më mirë se unë jo
s'të mbështjell ty dot ne shtrat

(ref)

Dua ta dëgjoj, se për ty akoma nuk mbaroi
Dua ta dëgjoj, se për ty akoma do vazhdojë
Qëkur ke ikur ti, më beso
unë s'kam bërë me asnjë tjetër dashuri
Po pres, po pres të vish ti (x2)

Habibi im je ti...

DËRGOI:
INFO
Nisur nga dëshira për të dhuruar sa më shumë emocione, materiali muzikor është paraqitur në tregun e gjerë të muzikës i kompletuar në aspektin vizual edhe me anë të një videoklipi, produksioni i të cilit u përgatit nga Fullmoon Production, teksa u xhirua me regji nga The Claudia. Ky videoklip u publikua më 4 Nëntor 2023. Kompozitori i këngës dhe autor i fjalëve të tekstit rezulton të jetë vetë artisti, teksa producent i këngës është Kledi Bahiti.