TEKSTESHQIP
Revolt Klan - Më Mungon
Revolt Klan
Më Mungon

Muzikën e këngës e kompozoi Bruno Revolt, tekstin e kreu Febi Shkurti, ndërsa për arranzhimin është përkujdesur Enis Mullaj.
Teksti :: Song Lyrics
Ditet vijnë, vijnë dhe ikin një nga një
Por në dorëpërdore jo s’jemi më tani
Më hapat e erës dhe nën yjet e qiellit
Ecim që të dy por larg njeri-tjetrit

Mes buzëve kanë mbetur pa thënë dy fjalë
Lotët bien ngadalë e thyen si kristal
Ti ndoshta nuk e di se malli më ka marrë
Por di se asgjë s’do te jetë më si më parë

Hej, koha shkoi, shkoi e mori çdo premtim
Emrin tënd la pas si një kujtim
Që gjithmone e lëndon këtë shpirtin tim
Shpirtin tim

Edhë pse nuk jemi bashkë
Sytë e tu i pashë
Ne çdo qytet e stacion
Ku ti mungon

Dhe sonte që nuk jemi bashkë
Nata qan perjashtë
Ndoshta në na kërkon
Por ti nuk e degjon

Netët vijnë, vijnë dhe ikin një nga një
Por në dorëpërdore jo s’jemi më tani
Gjithmone vetëm trishtimi kudo më shoqëron
Dhe hëna që ndonjëherë më ty më ngjason

Jo, është e kotë, s’mund te iki larg nga ti
S’di se ku ta lë e ta braktis
Imazhin tënd, imazhin tënd të dashurisë

Edhë pse nuk jemi bashkë
Sytë e tu i pashë
Ne çdo qytet e stacion
Ku ti mungon

Dhe sonte që nuk jemi bashkë
Nata qan perjashtë
Ndoshta në na kërkon
Por ti nuk e degjon
Komente 0