TEKSTESHQIP

Romeo Imeraj
Xhaxhai
Lyrics

O Xhaxha të qofsha falë
Për ty ngre dollin
Si për babin dhe për ty
Njësoj kam dashurinë

Fjalët që më tha babai
I kam vath në vesh
Gjaku s'bëhet ujë o bir
Kudo që të jesh

Lum si un që kam xhaxha
Të kam me kimet
Më ke të kam krah të djathtë
Gjithmon në ktë jetë.

REFRENI
O xhaxha more xhaxha
Si ty tjetër jo nuk ka
Me ty zemrën e kam plot
Të kam më të mirë në botë

DËRGOI:
INFO
Materiali muzikor u prezantua në ekranet tona i realizuar me profesionalizëm me anë të një videoklipi muzikor, i cili u publikua më 15 Shkurt 2019. Për këngën ka punuar kompozitori Vani Rushiti, tekstin e shkruajtën Romeo Imeraj & Vojsava Alia, ndërsa për arranzhimin u përkujdesën Vani Rushiti & Vin Veli.