TEKSTESHQIP
Ronita Zeneli - Dy Pika Lot
Ronita Zeneli
Dy Pika Lot

Për melodinë dhe për tekstin u përkujdes Arben Beha, teksa autor i orkestrimit është Drinor Zymberi. Krijimi artistik për të cilin po flasim, është servirur tashmë i ilustruar në sferën vizuale edhe me një klip muzikor, i cili është punuar nga Imagine Films. Premiera u transmetua me datë 23 Tetor 2025.

Teksti :: Song Lyrics

Str.I
Për ata sy
Po digjem si letra
Me kanë me ty unë si n'kohët e vjetra

Ura.
E din ti mirë
Se po më djeg malli
E din se mërzia zemrën ma kalli

Ref.
Dy pika lot
Për ty m'kan ra
Dy pika lot
Zoti i ka pa
Hala k'ta sy
Lotojnë për ty
Hala lotojnë për ty dashni

Str.II
Me mujt me kthy
Kohën si përpara
Mi bashku na dy k'to zemrat e ndara

Ura.
E din ti mirë
Se po më djeg malli
E din se mërzia zemrën ma kalli

Ref.
Dy pika lot
Për ty m'kan ra
Dy pika lot
Zoti i ka pa
Hala k'ta sy
Lotojnë për ty
Hala lotojnë për ty dashni
Komente 0