>
BIOSHQIP

Rovena Stefa, 2 Fjalë Për Albumin E Ri “Boll Me Lojna”

13-07-2014
Vitet në skenë kanë bërë që emri i saj të radhitet tek emrat më të pëlqyer të skenës sonë. Është kjo këngëtarja Rovena Stefa, e cila pavarësisht bagazhit që ka pas vete, nuk ndalet duke punuar që në publik të vijë gjithmonë me risi. E edhe këtë sezon ajo solli një të tillë, bëhet fjalë për albumin e saj ‘live’ i cili po pëlqehet shumë. Ndër të tjera Rovena ka treguar se nuk do ta lë me kaq. Ajo së shpejti do të vijë edhe me një këngë e cila do të jetë e plotësuar edhe me videoklip. "Aktualisht sapo kam nxjerrë në treg projektin më të madh të këtij viti, albumin live "Boll me lojna", një përmbledhje këngësh popullore, kryesisht të veriut dhe natyrës atmosferike, që është edhe mjaft e preferueshme në eventet tona familjare, dasmat etj." Albumi përmban 11 këngë të grupuara në 3 blloqe sipas stilit që kanë. Për shembull, mund të gjeni në grupin e parë këngë tipike defesh që lëvrohen në netët e vajzave, në grupin tjetër vjen ëmbëlsisht krahina e pollogut, ndërsa në grupin e fundit janë ato që ndezin atmosferën në kulm nëpër dasma si p.sh "S'ish bo nami", "Jalla shofer", etj.
(Tribuna)

Rovena Stefa, 2 Fjalë Për Albumin E Ri “Boll Me Lojna”