Rovena Stefa: Kënga Ime Pornografi? Njerëz Të Prapambetur
30-5-2015
Me klipin e saj të fundit ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen e publikut. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë komentuar si pornografike, por vetë këngëtarja shprehet se nuk është hera parë që zhvishet dhe se sensualiteti im lidhet ngushtë me muzikën që bën.
Rovena Stefa në këtë intervistë për "Bluetooth", përgënjeshtron thashethemet rreth operacioneve plastike, duke rrëfyer se format i ka prej geneve dhe kujdesit që tregon. Edhe pse nuk ka pranuar të flasë shumë për jetën private, nuk është e largët dita kur Rovena do të rrëfejë për një histori të re dashurie në horizont. Krejt pa komplekse rrëfen edhe për pasurinë, pasi jo rrallë herë është etiketuar si një prej këngëtareve më të pasura. "Jam e pasur me këngë e dashamirës", është shprehur ajo.
Sapo keni lançuar klipin tuaj më të ri, si është pritur kënga?
Kënga është pëlqyer mjaft, klipi ka ngjallur si gjithmonë polemika. Jam e kënaqur që çdo gjë që unë bëj në muzikë nuk kalon pa u diskutuar gjatë, pa lënë përshtypje të mëdha në mbarë publikun tonë.
Cilat kanë qenë komentet deri më tani, a jeni kënaqur nga ato çfarë janë thënë?
Qëllimi im kur bëj një projekt të ri, është të ngacmoj nivelin artistik e kulturor të njerëzve. Në këtë mënyrë është e zakonshme apo e pritshme të ketë diskutime e polemika, kështu në një mënyrë zhvillohet kritika artistike dhe mentaliteti ynë, i cili, për hir të së vërtetës, duhet thënë se lë shumë për të dëshiruar.
Kishit kohë që i kishit munguar skenës me një klip, përse kjo shkëputje, me çfarë është marrë Rovena në gjithë këtë kohë?
Në fakt, edhe pse nuk kam sjellë video këto kohët e fundit, kam qenë aktive me koncerte e mbrëmje muzikore, dasma e evente të tjera. Jeta ime muzikore ka vazhduar normalisht. Mendoj se nuk është e shëndetshme të sjellësh një produkt të ri, një këngë të re, kur nuk e ndjen ta bësh këtë gjë. Pavarësisht se arti sot është kthyer në biznes, unë prapë këmbëngul se kënga duhet të vijë si frymëzim artistik e jo si plan pune.
Vendosni të vini sensuale në këtë klip, përse zgjodhët të paraqiteshit në këtë formë?
Unë si këngëtare shquhem për paraqitjet e mia sensuale, sepse sensualiteti im është i lidhur ngushtë me mënyrën si unë këndoj. Prandaj unë nuk bëj plan, e thashë edhe më lart, çdo performancë tek unë vjen me gjithë qenien time, pa ndryshuar asgjë, pa prerë, krasitur apo cunguar asgjë. Shpirti im artistik është kështu siç e shikoni edhe ju, me gjithë dimensionet e tij sensuale, rebele, ëndërruese.
Fragmentet e klipit janë komentuar edhe si pornografike, si u jeni përgjigjur këtyre akuzave?
Besoj e keni parë edhe ju se nuk ka asgjë pornografike aty. Ato janë thjesht përcaktime të rreme sa për të tërhequr vëmendjen e publikut.

(Indeksonline)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0