Ajo tashmë ka krijuar steriotipin e saj, si një vajzë pa komplekse që nuk e vret shumë mendjen se çfarë thonë apo mendojnë të tjerët. Është aktore, këngëtare, autore tekstesh dhe ka një mijë interesa në jetë. Mbi të gjitha i pëlqen të eksperimentojë pasi dihet, çdo gjë e re është e bukur. Joshese dhe me nje luk ekstravagant, Rozana eshte bere mjaft e dashur per te rinjte e kryeqytetit ne menyre te vecante me kengen e saj hit, "Fol zemer, fol". Dhe ne te vertete, eshte pikerisht zemra e saj qe ka folur permes tekstit te kesaj kenge, ashtu sic ka ndodhur edhe me kenget e tjera te kenduara prej saj. Rozana ka nisur te kendoje krejt rastesisht, e nxitur nga xhaxhai i saj, kantautori i njohur Francesk Radi, te cilit i nevojitej nje vajze e re per koriste tek kenga "Mora mandolinen". Zeri i saj ishte i paperpunuar dhe vajzes bukuroshe iu desh jo pak pune per t'iu pershtatur skenes se madhe. Por hap pas hapi, Rozana arriti te shnderrohej ne nje kengetare profesioniste, me nje ze te vecante dhe nje interpretim me shume klas. Ne tekstet e kengeve, trajtohen problemet e perditshme te te rinjve, dashurite, pasioni per telenovelat, etj. Megjithate, Rozana thote se per te kenga eshte thjesht nje pasion, nderkohe qe aktrimi do te mbetet dashuria e madhe e jetes se saj. Ajo ka mbaruar studimet e larta per drame. Rozana eshte natyre e shkathet dhe e jeton jeten ne menyren e saj, pa u influencuar nga thashethemet apo paragjykimet e te tjereve. Ajo nuk vuan nga komplekset dhe nuk nguron te flase per ndjenjat, dashurite apo hobet e saj. Rozana e ndien tej mase mungesen e te atit, aktorit te njohur Ferdinand Radi, i cili u nda nga jeta duke lene pas bashkeshorten dhe femijet e tij. Ajo ka nevoje te flase serish me te, t'i tregoje atij shume gjera, te debatoje per librin e fundit qe ka lexuar. Po cila eshte gjeja e pare qe do t'i thoshte ajo babait te saj, nese do te mund ta takonte edhe njehere, pas kaq kohesh ndarjeje? Me sy te perlotur dhe me buzet qe i dridhen, ajo na jep kete pergjigje: "Do t'i thosha, babi, eja me fshi lotet".