Më mbaj mend (për 1 muaj)

Rozana Radi - Ti S'ke Zemer Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  145



Ti s'ke zemër
e fitove ti betejën derisa un t'u dorzova

Ti ke lindur nga një grua
por asaj nuk i ngjasove
dhe tani që më fundose
ti me thua duke qeshur:
"Ka mbaruar"-i dështuar.

Kur ma njohe cdo pjes t'trupit
dhe kurreshtja ty tu shua
u lëshove si një ujk
për t'më mbytur e lënduar.

I sëmur ti nga uria
nesër do kafshosh një tjetër grua.
Nuk ke zemër.

Ti...ti s'ke zemër
dhe pse ti ke lindur nga një grua
vetëm dashuri të ka dhuruar,
nuk të lindi për të na lënduar.

Ti s'ke zemër
kur të kesh një vajzë një dit
më thuaj,cfar do ti tregosh asaj për mua?
Se dikur një femër ke qëlluar.

Ti s'ke zemër,
ti u shtire se më doje
dhe pastaj më shite mua.
Kur u binde që të doja
ti më shkele-i dështuar.

Pse se pyet nënën tënde
a është ndjer njëher si mua?
Ti më cmënde i mallkuar.

Ti s'ke zemër.
Sa të gjata duken netët kur nga dhembja s'je shëruar.

S'ke as forcë të ulërasësh,
s'kam një grusht për të qëlluar.
S'kam një krah ku të mbeshtetem,
ah moj nënë,pse më linde grua?

Ti s'ke zemër,
dhe pse ti ke lindur nga një grua.
Vetëm dashuri të ka dhuruar,
nuk të lindi për të na lënduar.

Ti s'ke zemër.
Kur të kesh një vajzë një ditë
më thuaj,cfar do ti tregosh asaj për mua?
Se dikur një femër ke qëlluar!

Ti s'ke zemër.
dhe pse ti ke lindur nga një grua.
Vetëm dashuri të ka dhuruar,
nuk të lindi ty për t'na lënduar.

Ti s'ke zemër.
...tregosh asaj për mua,
...dashuri të ka dhuruar,
edhe ti më ke dhunuar.
Ti...ti s'ke zemër.
ti ke dhunuar vajzë si mua.
Ti...s'ke zemër!


Ky tekst u dërgua nga Butterfly



Rozana Radi
Renditja: Top 200
Publikimi: 15/11/2012
Festivali: Kënga Magjike 2012
Muzika: Adrian Hila
Teksti: Rozana Radi
Orkestrimi: Adrian Hila


Rozana Radi - Ti S'ke Zemer
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Ti S'ke Zemer".
3. Video është e këngës "Ti S'ke Zemer", por nuk këndohet nga Rozana Radi.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Rozana Radi:


Komente 2