TEKSTESHQIP
Rozana Radi - Ti S'ke Zemër
Rozana Radi
Ti S'ke Zemër

Kompozitori i këngës dhe arranzhues i muzikës është Adrian Hila, teksa për këtë këngë ka punuar tekstin vetë artistja.
Teksti :: Song Lyrics
Ti s'ke zemër!
E fitove ti betejën,
derisa unë t'u dorëzova.
Ti ke lindur nga një grua,
por asaj nuk i ngjasove,
dhe tani që më fundose,
ti më thua duke qeshur:
"Ka mbaruar," i dështuar.

Kur ma njohe çdo pjesë trupi,
dhe kureshtja ty t'u shua.
U lëshove si një ujk,
për të më mbytur e lënduar.
I sëmurë ti nga uria,
nesër do kafshosh një tjetër grua.
Nuk ke zemër... Ti...


Ref.:

Ti s'ke zemër!
Dhe pse ti ke lindur nga një grua.
Vetëm dashuri të ka dhuruar,
nuk të lindi për të na lënduar.

Ti s'ke zemër!
Kur të kesh një vajzë një ditë, më thuaj:
çfarë do t'i tregosh asaj për mua?
Se dikur një femër ke qëlluar...


Ti s'ke zemër!
Ti u shtire se më doje,
dhe pastaj më shite mua.
Kur u binde që të doja,
ti më shkele, i dështuar.
Pse s'e pyet nënën tënde:
a është ndier njëherë si mua?
Ti më çmende i mallkuar!

Ti s'ke zemër!
Sa të gjata duken netët,
kur nga dhimbja s'je shëruar.
S'ke as forcë të ulërasësh,
s'kam një grusht për të qëlluar,
s'kam një krah ku të mbështetem,
ah moj nënë, përse më linde grua?


Ref.:

Ti s'ke zemër!
Dhe pse ti ke lindur nga një grua.
Vetëm dashuri të ka dhuruar,
nuk të lindi për të na lënduar.

Mmm... Ti s'ke zemër!
Kur të kesh një vajzë një ditë, më thuaj:
çfarë do t'i tregosh asaj për mua?
Se dikur një femër ke qëlluar...

Ti s'ke zemër!
Dhe pse ti ke lindur nga një grua.
Vetëm dashuri të ka dhuruar,
nuk të lindi, ty, për të na lënduar.


Ti s'ke zemër!
...tregosh asaj për mua,
...dashuri të ka dhuruar,
edhe ti më ke dhunuar...

Ti... ti s'ke zemër...
Ti ke dhunuar, vajzë si mua.
Ti... s'ke zemër!

DËRGOI:
Komente 2