>
BIOSHQIP

Selami Kolonja: Nuk Ka Dhuratë Më Të Bukur Që Mund Ti Bësh Flamurit Tënd Në Këtë 100-Vjetor

22-11-2012
Mbase e teproj, por dua të them se kjo ëShtë kënga që më ka munguar. N.q.s do ta realizoja vetëm solo, sdo të kishte këtë timbër, sdo të kishte këtë zjarr të brendshëm, sdo të kishte këtë vullkan shqiptarizmi. Kur ma ofruan këtë ide, këtë muzikë dhe këtë tekst u mrekullova. E ku ka më dhuratë të bukur që mund ti bësh flamurit tënd në këtë 100-vjetor? E ku ka simbolik më të bukur se sa rreshtat e tekstit dhe notat e muzikës së kësaj kënge aq më tepër që kënëtarët janë zgjedhur në mënyrë perfektë dhe me një shtrirje gjeografike që me të vërtetë plotëson më së miri këngën si shtrirje gjeografike. Askush se DoCi dhe Zhulali nuk mund ta realizonin në këtë mënyrë një këngë me të vërtetë interesante në një ditë kaq të shëuar. Për mua kjo mbetet gjetja më e bukur, apo realizmi më kualitativ. Në këtë këngë janë mbledhur në në zë, zëri i ndërgjegjes kombëtare për ëndrrën e madhe të shqiptarëve për të qenë në një flamur. Historia me ne është treguar e padrejtë, pasi ajo na ka ndarë në mënyrë të Cuditshme në 5 shtete kur kemi pasur dhe kemi një flamur. Ndoshta kjo këngë në këtë 100-vjetor do të jetë dhe një thirrje tjetër për mbarë politikën botëore që kjo padrejtësi të vihet në vend. Një« komb duhet të jetë në një shtet aq më tepër që Camëria dhe Camët janë krahina më e nëpërkëmbur që ka njohur historia europiane. Ne kemi xhiruar kudo, ku ka shqiptarë, por vetëm në Camëri jo.
(Telegraf)

Selami Kolonja: Nuk Ka Dhuratë Më Të Bukur Që Mund Ti Bësh Flamurit Tënd Në Këtë 100-Vjetor