BIOGRAFIA: Sheila Haxhiraj është një këngëtare dhe autore këngësh e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop. Pas një rrugëtimi të gjatë muzikor, në moshën 18 vjeçare Sheila Haxhiraj fitoi vendin e parë në garën muzikore të “X-Factor Albania” në TV Klan, garë në të cilën morën pjesë rreth 5 mijë konkurrentë nga Shqipëria dhe trojet. Ky çmim i rëndësishëm, i dha mundësi Sheilës të nënshkruante një kontratë me producentë si “Berman Brothers” dhe ndoshta jeta e saj tani do ndryshojë përfundimisht. Sheila nuk ka studiuar ndonjëherë muzikë me mësues, por që e...