>
BIOSHQIP

Shkumbin Ismaili, Kenge Kushtuar Viktimave Te Himares

24-05-2012
Tashmë është bërë praktikë që në shenjë të ndonjë ngjarjeje të jashtëzakonshme, qoftë të mirë, apo të keqe, të ketë këngë ku thurren nderime dhe kështu nuk ndryshon as në rastin e viktimave të aksidentit të Himarës, ngjarje për të cilën është kushtuar këngë e veçantë.
Në internet ka filluar të qarkullojë një këngë që përkujton viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur ditë më parë në Himarë. Kënga në këtë video këndohet nga Shumbin Ismajli dhe titullohet "Asnjë lule s'mbet nga vera", por i është bashkangjitur fotove të viktimave të aksidentit në fjalë.

Nga aksidenti tragjik në Himarë kanë mbetur të vdekur 13 persona, shumica studente të Universitetit "Aleksandër Xhovani" nga Elbasani.
(Telegrafi)