Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


CORONAVIRUS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Shkumbin Ismaili Nuk Ndryshon Zhanër Për Asnjë çmim


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.2 / Votuan:  6
[04-11-2013]
Vështirësitë në të cilat po hasin çdo ditë e më shumë rok artistët, e kanë prekur edhe krijimtarinë e rok këngëtarit tetovar Shkumbin Ismaili. Por, përkundër kësaj, ai ka vendosur që për asnjë moment të vetëm të mos braktisë zhanrin muzikorë që po e kultivon tash e sa kohë. I vetëdijshëm se me rok nuk mund të bëjë para, këngëtari tetovar shumë shpejt do të sjellë në treg edhe një këngë të re, për të cilën është duke punuar fort

Vazhdon të punojë bashkë me energjinë që i falin fansat e tij. E për të quar mesazhin e tij artistik tek publiku shqiptar, këngëtari Shkumbin Ismaili nuk e ka në plan të ndalet së krijuari. I zotuar të sjellë vlera artistike, artisti tetovar ka vendosur t’i mbetet besnik zhanrit rok, për të cilin është duke punuar tash e sa vjet

Tribuna: Shkumbin, jemi në një kohë kur rokut nuk po i ofrohet hapësira e duhur në treg e as promovimi i merituar. Juve ju vranë kjo gjë?
Ismaili: E kemi vështirë. Dhe jo vetëm unë. Në këtë kohë kur askush nuk të ndihmon nga institucionet dhe ne mundohemi që t’i mbijetojmë kohës falë fansave tanë të cilët na ndjekin në çdo koncerte apo mbrëmje. Përkrahjen më të madhe e kam nga familja dhe fansat të cilët më japin energji dhe elan për të punuar më tutje. Në këtë rast dua ta falënderoj një mikun tim z. Kened Mrijaj nga SHBA i cili më ka përkrahur me të gjitha mënyrat.

E dua ‘Etno pop rock’-un shqiptar

Tribuna: Por, ju vazhdoni të krijoni këngë të bukura duke mos u ndalë në këtë drejtim. Ku gjeni forcë dhe inspirim për të krijuar?
Ismaili: Pavarësisht pengesave unë do të jem prezent në skenë me zhanrin tim që po e bëj. Ka oferta të ndryshme edhe për të kënduar ndryshe, për të kënduar edhe në gjuhë tjera. Por, unë nuk do ta ndryshoj zhanrin për asnjë çmim apo pengesë tjetër, sepse në skenën muzikore dua ta prezantoj këngën shqip në zhanrin ‘Etno pop rock’.

Tribuna: Aktualisht, në çfarë angazhimesh muzikore jeni duke punuar?
Ismaili: Jam duke përgatitur disa këngë të reja në studion time që për momentin jam duke punuar vetëm për nevojat e mia. Shpresoj që njëra nga këto këngë të shoqërohet edhe me videoklip.

Tribuna: Ndonjë këngë apo videoklip të ri mund të presim shpejt?
Ismaili: Kënga e radhës titullohet “Lutem” e cila do të publikohet shumë shpejt.

Tribuna: Në një lidhje të fort me skenën, këngën, ka vjet që jeni. Si e vlerësoni angazhimin por edhe suksesin tuaj në këtë botë?
Ismaili: Ka disa vjet që jam në skenën muzikore. Kam realizuar dy albume të cilat janë mirëpritur nga fansat dhe opinioni i gjerë. Sukseset janë ngushtë të lidhura me vendosmërinë dhe përkushtimin që i bënë punës që ke zgjedhur.

Tribuna: Ka pas vend për zhgënjim nga gjithçka që ju ka rastisë të jetoni?
Ismaili: Falë Zotit unë nuk kam pas ndonjë zhgënjim që do të më dekurajonte. Mundohem të jem origjinal në sfidat e jetës. Çdoherë gjithçka duhet pranuar ashtu siç është nëse nuk ke mundësi ta ndryshosh.

Urrej mendjemadhësinë

Tribuna: Si janë raportet tuaja me kolegët?
Ismaili: Unë respektoj çdokënd që është korrekt. Urrej mendjemadhësinë. Jemi njerëz publik dhe mendoj se duhet të jemi shembull për gjeneratat e reja. Me kolegët e mi na bashkon profesioni dhe unë jam korrekt me të gjithë që e meritojnë një gjë të tillë.

Tribuna: Ndonjë bashkëpunim me ndonjë këngëtar apo rok grup mund të presim?
Ismaili: Kam realizuar dy bashkëpunime deri tani dhe janë pritur shume mirë. Duhet të konsultohem me stafin tim për ndonjë bashkëpunim të tretë. Akoma nuk kemi në plan një gjë të tillë.

Tribuna: Ju njohim si këngëtar, por jo aq nga përditshmëria juaj. Si përkufizohet një ditë e juaja e zakonshme?
Ismaili: Shumë kohë kaloj në studio dhe nëpër koncerte. Kur kam kohë të lirë mundohem të jem më afër familjes dhe miqve të mi.

Tribuna: Keni ndonjë punë tjetër, angazhim të dytë pos këngës?
Ismaili: Jam student në Akademinë e Arteve në USHT.

Tribuna: Ju, tashmë në rrjetin social keni bërë publike edhe statusin tuaj privat. Kush është vajza që ju rrëmbeu zemrën?
Ismaili: Jam në lidhje me një vajzë nga Tetova, por që ka prejardhje kosovare. Është një lidhje e gjatë.

Tribuna: Në publikun e gjerë por edhe në Kosovë, më shumë jeni bërë i njohur përmes këngës ‘Bindem’. Jeni njeri që bindeni lehtë në përgjithësi?
Ismaili: Është këngë që më kërkohet ta këndoj kudo që paraqitem. Edhe pse ka vite që e kam publikuar, akoma është aktuale dhe më duket se është një Evergreen i imi. E din tekstin e kësaj kënge të gjitha shtresat e shoqërisë. Kënga ‘Bindem’ është me tekst të Arlnd Farizit dhe orkestrim të Ockos. Kompozimin ja kam bërë unë kësaj kënge që i ka rrënjët tek etnosi shqiptar.

Tribuna: Kur jemi tek Kosova, sa shpesh jeni prezent përmes këngës ‘live’ këtu?
Ismaili: Në Kosove jo aq shpesh, por unë kudo që paraqitem në skenë këndoj "Live". Falënderoj mediumet dhe fansat e mi në Kosovë që më japin përkrahjen e duhur.

Tribuna: Kur do t’iu kemi në mbrëmjen e radhës?
Ismaili: Kam disa kontrata vjetore me disa klube në Shqipëri. Në Kosovë nuk di kur do të jetë paraqitja ime e radhës. Shpresoj të jem së shpejti pasi janë kërkesat e shumta të fansave atje.
 (Melihate Gashi)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet