Shkumbin Ismaili: “Më Thonë Se Këndoj Si Elita 5“
17-1-2014

Shkumbin Ismaili një emër mjaftë dominant në skenën muzikore, i cili me zërin e tij bënë të pëlqehet mjaftë shumë në publik. Karakteristikë e interpretimit të Shkumbinit është ngjashmëria që ka me rok grupin "Elita 5". Mbase kanë të përbashkët edhe zhanrin muzikor dhe vendin në të cilin jetojnë.

"Është e vërtetë që shumë njerëz më kanë thënë se interpretoj njëjtë sikurse Arif Ziberi i rok grupit ‘Elita 5’, mirëpo thënë të drejtën asnjëherë nuk kam pasur bashkëpunim me ta, por ajo që na ngjason me ta është dialekti tetovar sepse jemi nga i njëjti vend, përndryshe performojmë të njëjtën rrymë muzikore. Kam respekt të madh për ‘Elita 5’, sepse janë një grup i shkëlqyer dhe në fakt jam rritur me këngën e tyre", ka thënë ai.

Shkumbini së fundi ka pasur një bashkëpunim me Gold AG, me këngën "Lamtumirë" e cila është mirëpritur në publik. Tani ai ka nisur punën në albumin e 3-të, për të cilin thotë se do të përmbajë këngë dhe videoklipe cilësore. "Jam duke punuar në projekte të reja, të cilat do ta përbëjnë edhe albumin tim të tretë, i cili do të ketë këngë të përzgjedhura bashkë me disa videoklipe" shton ai.
(Zëri)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
Shën Shtjefni, Protomartir
Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0