TEKSTESHQIP
Shkurte Fejza & Shyhrete Behluli - Moj Sharki
Shkurte Fejza & Shyhrete Behluli
Moj Sharki

U mendua edhe për teleshikuesit, ndaj ky krijim muzikor bëhet i disponueshëm tek artdhashësit këndshëm me videoklip muzikor, i cili u publikua me datë 22 Janar 2015. Komponues i muzikës dhe autor i tekstit rezulton të jetë Fatmir Muja, teksa për këngën ka punuar si orkestrues Valton Beqiri.
Teksti :: Song Lyrics
I.
Moj sharki e lehtë si era
A ka ardhë n'Shqypni pranvera?
A ke ndi erë t'manushaqes?
A ke ndi kangë të Dervish Shaqes?

I kam ndi e i kam knu
tanë Kosova n'kamë asht çu
Mos na ndodhtë ma kurrë në jetë
borë me lanë, dimën me gjetë

II.
Moj sharki me dymbëdhetë tela
sot me ty zemrën e çela
a t'kujtohet kanga e shqipes
dora e plakut të Ymer Rizës?

Mirë m'kujtohet zani i tij
tuj mi prekë telat e mi
tuj i knu me mall shqiponjës
n'ballë t'oxhakut, n'oda t'Gjakovës

III.
Moj sharki e lehtë
kanë kalu besa shumë pranvera
a t'kujtohet zani i bacës
kanga e bukur e Riza Bllacës?

Mirë m'kujtohet zani i tij
ni bylbyl në Shqiptari
mos na ndodhtë me pa ditë të zeza
Në drrasë të vekut me kja syzeza

IV:
Moj sharki e lehtë e lehtë si era
Në Drenoc si herave tjera
zani yt kangën e nisi
knoi Salihi, e knoi Ferizi

Sikur uji që buron
zani juj përherë qëndron
Mal e fushë kanë me lulëzu
Kangt e juja skanë me u harru

DËRGOI:
Komente 0