TEKSTESHQIP

Shyhrete Behluli
Shpirti I Shpirtit Tem
Lyrics

Kam mendu se ësht normale
Me pas ni dashni të madhe
Nuk kam dit as me u mërzit
Kur jemi nda

Sa më shumë vitet kaluan
Dashnija rritej nuk u shua
Krejt cart u pa mas teje ma
Dashni nuk ka

Çdo melodi çë e ndëgjoj
Çdo poezi çë e lexoj
E sa her i mbylli sytë
Ende mendoj për ne të dy

Ti je shpirti shpirtit tem
Zemrën time ende flen
Edhe pse kurr bashk su bam
Me shpirt e zemër kurr su ndam

Ti je shpirti shpirtit tem
Zemrën time ende flen
Smë dhe unazë e as mbiemër
Po jemi bashk me shpirt e zemër

Koha plagën sma shëron
Doj her vetëm ma lehtson
Se dhembja e dashurisë
Nuk kalon kurrë

Koha nuk i zbeh kujtimet
Ende je në zemrën time
Se kjo zemër çë të don
Ende shpreson të takoj

Ti je shpirti shpirtit tem
Zemrën time ende flen
Edhe pse kurr bashk su bam
Me shpirt e zemër kurr su ndam

Ti je shpirti shpirtit tem
Zemrën time ende flen
Sme dhe unazë e as mbiemër
Po jemi bashk me shpirt e zemër

DËRGOI:
INFO
Ky materiali muzikor erdhi tek audienca i plotësuar nga sfera vizuale edhe me anë të një videoklipi, të cilin e krijoi EMF Creative. Ky videoklip u publikua me datë 22 Prill 2016. Autor i melodisë dhe autor i fjalëve të tekstit është Ilir Berani, teksa për këngën ka punuar si orkestrues Nexhat Mujovi (Wirusi).