TEKSTESHQIP

Syk Papleka, Xhevahire Malaj & Zef Beka
Lufta E Kosoves
Lyrics

Ka pa andërr Sulltan Murati :
Yjt e qiellës,n'tokë kishin zbritë,
Diell e hanë,n'det ishin mbytë!
Shumë asqerin tek e ka bashkue
Për Shqipni,i ka fillue,
Ka marrë Shkupin,more,Selanikun,
N'gjak e lau,more, Kaçanikun!

Në Prishtinë,Sulltani ish ndalë,
Aty ish,Miloshi shqiptar,
-Ti si je Milosh Kopiliqi,
A don armët,ti,me i dorzue,
A Kosova,krejt ka mbarue!

Thot Miloshi: Qysh po thoni,vllazen?
O,kjo Kosova,dekën na e ban dasem!

N'pancir teshat,Miloshi i ka veshë,
S'dalke top,more,me ju ngulë,
S'dalke shpatë,more,për me e pre,
Bash për fushë,Sulltanin e ka msy,
N'Fushë t'Kosovës,o, kanë mbetë të dy,
Njani pllumb,e tjetri âsht bâ korb
Mbi Kosovë,at' ditë e sot!