TEKSTESHQIP
THREEX - Dua
THREEX
Dua

Pas kurimit të të gjitha detajeve, ky materiali muzikor vjen para shikuesve i plotësuar me shije edhe me një klip muzikor, produksioni i të cilit është përgatitur nga MAX Production. Ky videoklip u publikua më 11 Gusht 2021. Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori Eneda Tarifa, teksti është punuar nga Rozana Radi & THREEX, ndërsa produksionin e përgatiti Shpëtim Saraçi.
Teksti :: Song Lyrics
[Verse 1 : ERTA ]
Mirëmëngjes, buzëqesh për të jetuar,
Jemi njerëz të lirë
Mirëmëngjes, merre diellin ti në duar,
Jemi njerëz të mirë

(LAURA)
Hape zemrën tënde,
Më thuaj më jeto
(DEA)
Kape ditën tënde,
Hapin mos ndalo

[Chorus : THREEX] 2x
Dua unë vetëm dua, dua të të dua
Me ty të ëndërroj,
Askush s’do të vuaj, jo nuk do të vuaj
Nëse merr frymë ashtu siç zemra jote do

(LAURA)
Kemi fatin të gjithë diku të shkruar,
Dikush keq, dikush mirë
(ERTA)
S’kemi lindur njësoj por të ndryshuar,
Ka të keq dhe të mirë

(LAURA)
Hape zemrën tënde,
Më thuaj më jeto
(DEA)
Kape ditën tënde,
Hapin mos ndalo

[Chorus : THREEX]
Dua unë vetëm dua, dua të të dua
Me ty të ëndërroj
Askush sdo të vuaj,jo nuk do të vuaj
Nëse merr frymë ashtu siç zemra jote do

(ERTA)
Dua vetëm dua, dua të të dua
(LAURA)
Jeta shpejt mbaron nëse nuk e jeton
(DEA)
Kape ditën tënde dhe hapin mos ndalo

[Chorus : THREEX]
Dua unë vetëm dua, dua të të dua
Me ty të ëndërroj
Askush sdo të vuaj,jo nuk do të vuaj
Nëse merr frymë ashtu siç zemra jote do

VIDEOKLIPE

Komente 0