TEKSTESHQIP
Toni Ujkaj - Kanga E Malsisë
Toni Ujkaj
Kanga E Malsisë

Melodinë e këngës dhe tekstin e kreu Nikollë Nikprelaj, teksa për arranzhimin punoi Alban Furtuna. Krijimi artistik u bë publik si dhuratë i kompletuar bukur me anë të një klipi muzikor, për videoklipin e të cilit punoi Viktor Dedvukaj. Premiera doli më 29 Maj 2024.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Po knoj kangën e Malsisë
Krenaria e shqiptarisë
Disa herë t’kanë djegë e pjek
Nuk të mbytën nuk ke vdek
Luftë ndër shekuj, luftë gjithmonë,
Heu moj krenaria jonë.

A do të lindish Dedë Gjon Lula?
A do të rritish prapë Çun Mula?
A ka nanë çi përkund djepa?
A ka nanë çi lind Gjon Gjeka?
A ka nanë çi din ç’asht furka?
A do të lind prapë Baca Kurta?

Zjarrë nga sytë e flakë nga goja,
Prëtash Zeka burrë nga Koja.
Bash si Shota e Azemit,
Tringa e Nora në brigje t’Cemit.
Marash Uci merr lahutën,
Jem malsorë se njohim tutën.

Shumë të kallën, shumë i kalle,
Rrnosh Malësi, Malësia e Madhe.

Kontribuan:
Toni

VIDEOKLIPE

Komente 0