TEKSTESHQIP
Top Media - E Duam Lumturinë
Top Media
E Duam Lumturinë

Këngën e kompozoi Pirro Çako, për tekstin u përkujdes Agim Doçi, ndërsa për okestracionin është përkujdesur Alban Male. Si rezultat i një pune të palodhur, produkti artistik për të cilin po flasim, erdhi i finalizuar dhe tek një audiencë e gjerë i ilustruar me profesionalizëm me klip muzikor, produksioni i të cilit u punua nga Rezart Gurashi & Elis Kruja. Ky videoklip erdhi në platformat online me datë 24 Dhjetor 2024 dhe filloi të dëgjohej duke filluar qysh nga dita e parë.
 Kënga e Parashqevi Simakut "E duam lumturinë" është shndërruar në një himn të gëzimit dhe shpresës, duke përcjellë mesazhin e dashurisë për jetën. Me vargjet e poetit Agim Doçi dhe melodinë e Pirro Çakos, mori jetë kënga që rrëmbeu shpirtin e çdo dëgjuesi, që dhe sot pas 36 vitesh e shijon si ditën e parë. Ishte viti 1988 kur Çako, ende në hapat e parë të karrierës, guxoi të kërkonte bashkëpunim me artisten më të dashur të momentit.
Teksti :: Song Lyrics
Kur një zog, një pëllumb ne shikojmë,
duam krahë si ata të fluturojmë.
Zemra jonë tik e tak kur troket,
me zemrat flet.

Në çdo stinë, kudo janë, pranverojnë,
dhe në sy ata mbajnë jetën tonë.
Dashurinë, lumturinë e pafund,
me ëndrra shumë.

Kanë një botë me ëndrra,
janë të vegjël shumë.
Mos lëndoni nënat,
syrin e pagjumë...

Ref.:
Të gjitha do i dhuroja,
kaq të lumtur t'i shikoja.
Dhe fëmijët në gjithë globin,
anembanë.
(X2)

Mos ua prishni lumturinë!
Mos ua prekni dashurinë!
As kurrëkush mos ta provojë,
se nënat s'ju lejojnë!

Fjala "nënë" kudo në botë,
zgjon ndër zemra dashurinë.
"Mirëmëngjes" jetës i thotë,
se nëna lind njerinë.

Kjo dorë që tundi djepin,
gjithë botën e sundon...
ooo, ooo... aaa, aaa...

Mos ua prishni ëndrrat,
janë të vëgjël shumë.
Mos lëndoni nënat,
syrin e pagjumë...

Ref.:
Të gjitha do i dhuroja,
kaq të lumtur t'i shikoja.
Dhe fëmijët në gjithë globin,
anembanë.
(X2)

Mos ua prishni lumturinë!
Mos ua prekni dashurinë!
As kurrëkush mos ta provojë,
se nënat s'ju lejojnë!

Fjala "nënë" kudo në botë,
zgjon në zemra dashurinë.
"Mirëmëngjes" jetës i thotë,
se nëna lind njerinë.

Kjo dorë që tundi djepin,
gjithë botën e gëzon.
ooo, ooo... aaa, aaa...
ooo, ooo...

VIDEOKLIPE

Komente 0