TEKSTESHQIP
Parashqevi Simaku - E Duam Lumturinë
Parashqevi Simaku
E Duam Lumturinë

Kënga është kompozuar nga Pirro Çako, ndërsa për fjalët e këngës u përkujdes Agim Doçi.
 Kënga "E duam lumturinë" është një këngë e kompozuar nga Pirro Çako. Këngëtarja Parashqevi Simaku, me po këtë këngë në vitin 1988 fitoi çmimin e parë te Festivali i 27-të i Këngës në RTSH. Kjo këngë për shkak të tekstit e interpretimit të fuqishëm është bërë një himn i dashurisë dhe sakrificave të nënave për fëmijët.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Kur një zog, një pëllumb, ne shikojmë,
duam krahë, si ata të fluturojmë.
Zemra jonë, tik e tak kur troket,
me zemrat flet.

Në çdo stinë, kudo janë, pranverojnë,
dhe në sy ata mbajnë jetën tonë.
Dashurinë, lumturinë e pafund,
me ëndrra shumë.

Kanë një botë me ëndrra,
janë të vegjël shumë.
Mos lëndoni nënat,
syrin e pagjumë...

Ref.:
Të gjitha do i dhuroja,
kaq të lumtur t'i shikoja.
Dhe fëmijët në gjithë globin,
anembanë.
(X2)

Mos ua prishni lumturinë!
Mos ua prekni dashurinë!
Askurrkush mos ta provojë,
se nënat s'ju lejojnë!

Fjala "nënë" kudo në botë,
zgjon ndër zemra dashurinë.
"Mirëmëngjes" jetës i thotë,
se nëna lind njerinë.

Kjo dorë që tundi djepin,
gjithë botën e sundon...
ooo, ooo... aaa, aaa...

Mos ua prishni ëndrrat,
janë të vëgjël shumë.
Mos lëndoni nënat,
syrin e pagjumë...

Ref.:
Të gjitha do i dhuroja,
kaq të lumtur t'i shikoja.
Dhe fëmijët në gjithë globin,
anembanë.
(X2)

Mos ua prishni lumturinë!
Mos ua prekni dashurinë!
Askurrkush mos ta provojë,
se nënat s'ju lejojnë!

Fjala "nënë" kudo në botë,
zgjon në zemra dashurinë.
"Mirëmëngjes" jetës i thotë,
se nëna lind njerinë.

Kjo dorë që tundi djepin,
gjithë botën e gëzon.
ooo, ooo... aaa, aaa...

Kontribuan:
Ermira,
Jkl,
Aggelos Larchanidis
Komente 19