TEKSTESHQIP
Tuna - I Huj
Tuna
I Huj
(Feat. Cozman)

Ka material edhe për videotekën shqiptare, sepse ky projekt u lansua online i punuar mjaft këndshëm me një videoklip muzikor, produksioni i të cilit është krijuar nga Sekuencë. Videoklipi u publikua më 7 Prill 2023. Kompozitorë janë BigDeal Records & Lum Dakaj, për fjalët e këngës është përkujdesur Lum Dakaj, ndërsa produksionin në studio e krijuan BigDeal Records.
Teksti :: Song Lyrics
Tuna:
Per mu nuk je i huj
Hala mas teje unë luj
Fjalet qe i tham krejt ranë n’ujë
Fajin tash e mbaj e vuj

Aaaaaah..
E ftohtë o nata!
Pa ty nuk pata
Asnjë ditë të bardhë
U than
Fjalet e mrama
Dashni me drama
Shpirtin po ma than

Per mu nuk je i huj
Hala mas teje unë luj
Fjalet qe i tham krejt ranë n’ujë
Fajin tash unë e mbaj e vuj

Cozman:
Qysh me largu kete ndjenje te keqe
Fajin e kom un e vuj bebe...
Dhimbjen ti heke, mos e maj trete
Se meritoj unë jo, per mu lot me derdh
Vetes nuk ja fali kurr se premtimin e kom dhan
Para teje sdola burri qe ti ke mendu me kon un
N’vena kom gjak nuk kom ujë
Nuk muna ty me t’harru
Per me kurr nuk je E Huj

Tuna:
Per mu nuk je i huj
Hala mas teje unë luj
Fjalet qe i tham krejt ranë n’ujë,
Fajin tash unë e mbaj e vuj

E hapun plaga
Dhimbjen smun e plaka
Diku n’zemer thellë
Shpresen un hala e ruj...
Rryma muzikore
Pop
Renditja
Top 200

VIDEOKLIPE

Komente 0