Unikkatil, 2 Fjalë Për Këngën E Re “U Qova Pi Vorri”
15-06-2013
Reperi legjendar shqiptar, Unikkatili, ka publikuar këngën e tij të re, të titulluar “U çova prej vorri”.
Kënga e shumëpritur nga fansat shqiptarë të reperit është lansuar saktësisht në mesnatën e 15 qershorit, ashtu si ishte paralajmëruar dhe për shumë mund t’ia ketë vlejtur pritja.
Viktori edhe një herë u shfaq në një nivel jashtëzakonisht të lartë, duke mbajtur stilin e tij ikonik të lyricizmit, për të cilin edhe njihet ndryshe nga shumë si një prej ‘poetëve’ më të mirë shqiptar.
Në këtë këngë, që është lansuar në audio version (pasi Unikkatili kurrë nuk ka lansuar videoklip) Unikkatili interpreton fuqishëm, me tekst që flet kryesisht për vizitën që ai ka bërë vitin e kaluar në vendlindje dhe se si kjo e ka motivuar atë që të rikthehet më fuqishëm.
Ai po ashtu edhe elaboron mbi realitetin politik të Kosovës, duke goditur edhe një herë në shenjë burrështetasit, ashtu si ka bërë edhe në projektet e kaluara.
Është kjo kënga e parë e Unikkatilit pas koncertit të tij madhështor të mbajtur në Prishtinë para 25 mijë fansave. Ai qëndroi për rreth dy muaj në vendlindje ndërsa tani vazhdon të jetojë dhe veprojë në Amerikë.

(Telegrafi)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 10