TEKSTESHQIP

Unikkatil, Mega Koncert Ne Prishtine

12-2-2012
Unikkatil, Mega Koncert Ne Prishtine
Kompania Powow Entertainment ka kënaqësinë t'i njoftojë adhuruesit e muzikës rap se në Prishtinë do ta sjellë një rap këngëtar shumë të njohur e shumë të kërkuar. Ata që e përcollën koncertin e The Game në Prishtinë tashmë e kanë të qartë se kompania Poëoë Entertainment nuk i zhgënjen adhuruesit e muzikës.
Kënaqësia jonë është më e madhe me faktin se ky artist që do të performojë në Prishtinë është shqiptar dhe emri i tij njihet nga të gjithë. Ai është Unikkatil.

Unikkatil është definitivisht artisti më i kërkuar shqiptar në botë. Vet fakti që ka refuzuar 15 oferta deri më tash tregon se sa i kërkuar është.

Powow Entertainment si kompani që nuk i zhgënjen adhuruesit e muzikës, pas shumë përpjekjesh dhe negociatash, ka arritur që ta bindë rap këngëtarin shqiptar për të performuar, për herë të parë dhe te fundit, në Kosovë.
Me këtë rast njoftojmë gjithashtu publikun që jemi në përgatitje të një mega festivali që do të mbahet në Prishtinë dhe në të njëjtën kohë publikojmë lajmin që Unikkatil ka pranuar ofertën tonë dhe ai është një ndër emrat të cilët do të performojnë në këtë festival.
(Powow Entertainment)

Komente 2