TEKSTESHQIP

Rrëfehet Fituesja E “The Voice 2“, Venera Lumani

3-4-2014
Rrëfehet Fituesja E “The Voice 2“, Venera Lumani
​Harrojeni shkumën e detit dhe veshjet e praruara. Fituesja e "The Voice 2", Venera Lumani, na tregon që fle me pizhame të trasha e të ngrohta, si dhe disa sekrete të tjera.

Shumë e re për miq të vjetër. Por jo për të qenë e famshme. As në skenat e Strugës, prej kohësh, dhe as në ato të Shqipërisë që kur fitoi "The Voice 2". Ama për ca gjëra të tjera Venera Lumani, 20 e pak vjeç, ruan ende zakonet e fëmijërisë dhe na i tregon…

Cili është mëngjesi yt rutinë?

Preferoj të zgjohem herët. Pa dyshim dush, ha mëngjesin dhe filloj obligimet e ditës.

Cili do të ishte mëngjesi yt ideal?

Ky që kam.

Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit?

Nuk jam adhuruese e madhe e kafes, por e dua shumë çajin dhe preferoj vendet e hapura me diell.
Me kë dëshiron të jesh gjatë asaj kohe?

Me njerëzit e dashur sepse ashtu fillon dita bukur.

A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke?

Absolutisht po, më jep shumë kënaqësi.

A u devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke?

Shumë rrallë mund të më dalin gjërat prej kontrollit dhe atëherë kur më dalin, kam arsye të fortë.

Cila është "gënjeshtra e bardhë" më e përdorur në kësi rastesh?

Nuk shoh arsye për të gënjyer, qofshin ato edhe të bardha.

A je dembele? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm?

Ka raste kur dembelosem, por s’mund t’i them vetes për dembele. Zakonisht kur kam ndonjë punë që duhet të kryej sot, e lë për nesër. Kjo mund të jetë maksimalja që mund të kem pësuar.
Ku të zë dreka zakonisht?

Varet, shpeshherë jashtë shtëpisë.

Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde?

Më pëlqen shumë ushqimi kinez dhe i frekuentoj shpesh restorantet me ushqim të tillë.

Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka?

Baras.

A je kursimtare?

Aspak.

A ke në rit gjumin apo pushimin e drekës?

Varet nga impenjimet.

Kur ke qenë e vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar?

Po, ka qenë diçka e pashmangshme hahahah… Normale, si të gjithë.
Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria?

Mbase pedanterinë, si për shembull, që nga mbrëmja i bëj gati rrobat dhe gjërat e tjera që më nevojiten për ditën e nesërme.

Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura?

Pjesa e shkollës së mesme dhe fillimi i studimeve të larta.

Po kujtimet e hidhura?

Për fat të mirë, nuk kam të tilla.

Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete…? Ke mbajtur ditar?

Pa dyshim që edhe unë kam sekretet e mia. Mundohem t’i mbaj për vete, po ndonjëherë edhe rrëshqasin. Po, kam pasur edhe ditar dhe më pëlqejnë shumë gjërat që kam shkruar aty J shumë qesharake, të këndshme.

Çfarë ka në portofolin tënd?

Në portofol kam ato gjëra që mbahen aty, para, kartela, letërnjoftim si dhe ca gjëra të mia nga disa njerëz të shtrenjtë.
Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave?

Menjëherë.

Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde?

Plot ngjyra, i dua ngjyrat. Mbase kafja dhe bezha pak.

Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine?

Më shumë dua ato të freskëtat, oqean, limon.

Çfarë CD ke në makinë?

Norah Jones.

Çfarë muzike ke zile telefoni?

Samsung S3.

A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta?

Miq të vjetër… hmmmm po, s’është që unë jam aq e vjetër dhe vetë dhe dal me ta sa herë që më jepet mundësia.
A je e hapur për miqësi të reja apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti?

Jam shumë e hapur për shoqëri të re dhe adhuroj "meeting new people", por mendoj që duhen bërë ca prova për t’i kuptuar në të meritojnë plotësisht.

Ku rri zakonisht me miqtë?

Preferoj të mblidhemi në shtëpi.

Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote?

Dita ime mbaron vonë, edhe më vonë në fundjavë kur këndoj live.

Cila është mbrëmja ideale?

Mbrëmja ideale, mbase një bisedë dhe një çaj para gjumit me njerëzit e dashur.

Cila është uniforma jote e gjumit?

Unë fle me pizhama sa më të trasha e të buta mundësisht.

Kush është njeriu i fundit që i thua "Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël"?

Natën e mirë të fundit ia them atij me të cilin komunikoj për herë të fundit…ahahha.
Venera Lumani
Mos Më Numëro
[Teksti dhe Klipi]
(Express)

Komente 0