>
BIOSHQIP

Viola Sjell Këngë “Të Nxehta” Verore

21-03-2013
Viola Rexhaj eshte nje emer mjaft i njohur ne skenen muzikore e cila cdo here e me shume po sjell befasi per adhuruesit e saj. Edhe pse jeton jashte vendit, Viola nuk rresht se shprehuri deshiren e saj per te kenduar shqip. Deri me tani ajo ka arritur te realizoj disa kenge e albume te cilat ende vazhdojne te pelqehen ne publik.

Tani Viola na bene te ditur se ka nisur projektet e reja muzikore, te cilat shume shpejt do t’i sjelle per adhuruesit e saj. “Kam nisur projektet e reja muzikore, do te kete kenge mjaft te nxehta per kete vere, me te cilat publiku im do t’i kaloj ditet me te bukura te ketij viti”, ka thene ajo per “Zeri”. Bashkepunetoret e saj te kenges jane Ilir Berani, Virusi, Burim Krasniqi, Ismajl Puraj, Avni Qaili e shume te tjere. Gjate ketij viti Viola do te realizoj edhe nje album “live” per adhuruesit e saj.

“Jam e dhene pas kendimit ‘live’, andaj do ta realizoj edhe nje album te tilla, ku do te kete mjaft kenge te mira”, tha ajo.

Viola pervec se do te sjelle kenge dhe klipe per adhuruesit, ajo edhe kete vit sikurse cdo vit tjeter, do te jete e pranishme neper shume dasma e ahengje te ndryshme gazmore.

“Te them te drejten edhe kete vit kam kontraktuar thuajse tere sezonin e veres, do te performoje ne shume dasma e ahengje te tjera gazmore. Do te mundohem te kaloj sa me mire me adhuruesit e mi kudo qe jane”, shton ajo. Per faktin se Viola do te kete nje agjende te ngjeshur ketu ne Kosove, ajo nje pjese te madhe te kohes do ta kaloj ketu. “E dua vendin tim, prandaj edhe kendoj shqip, edhe pse jetoj ne Suedi, kete vere do te qendroj me shume ne Kosove, sepse atje kam shume artdashes dhe atje me presin shume pune”, shprehet ne fund Viola.
(Zëri)

Viola Sjell Këngë “Të Nxehta” Verore