TEKSTESHQIP
X Factor Albania Kids 1 (2026)
X Factor Albania Kids 1
Nga 7 nëntori, në orën 21:00, Televizioni Klan filli spektakli nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu dedikuar yjeve të ardhshëm që synojnë të prekin magjinë e skenës. Nga një lajm i bërë publik muaj më parë dhe për një spektakël që premton shumë…pritjes i erdhi fundi! Nis talent show më i madh muzikor dedikuar fëmijëve në Shqipëri, “X Factor Kids”.

Pas suksesit për vite me radhë me “X Factor Albania”, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu sjellin çdo të premte në orën 21:00 për teleshikuesit e Televizionit Klan, “X Factor Kids”, spektaklin dedikuar yjeve të ardhshëm që synojnë të prekin magjinë e skenës.Nën emocionet e papërshkrueshme të skenave të mëdha, ky format premton argëtim, muzikë dhe garë. Mes më të mirëve të përzgjedhur, kush do e ketë faktorin “X”?!

Pa mundur të fshehë emocionet Alketa Vejsiu hapi spektaklin “X Factor Kids”, duke e cilësuar si një udhëtim të bukur drejt zbulimit të brezit të ri të talenteve shqiptare. Vejsiu theksoi se në këtë skenë mund të fshihet një yll i ardhshëm, ndoshta një “Dua Lipa e re”, ndërsa çdo fëmijë që ngjitet aty mban me vete një ëndërr të madhe, që bota ta dëgjojë, ta njohë dhe ta vlerësojë për talentin e tij.

“Mirëmbrëma dhe mirë se keni ardhur në X Factor Kids. Kjo është nata e parë e audicioneve. Është një programet që kam gjithmonë përzemërt, sepse ka në qendër misionin e zbulimit të talentit. Unë them gjithmonë në programet që drejtoj, që Shqipëria ka talente të mëdha dhe këtu mes nesh sonte mund të kemi një Dua Lipa të ardhshme.

Nuk e dimë se cili do të jetë këtu që mund të na çudisë, po dimë që ka shumë fëmijë që kanë ardhur për të konkurruar me një ëndërr, që bota t’i dëgjojë dhe t’i njohë. Prandaj është krijuar ky emision, që të ketë në vëmendje atë fijen e hollë të emocionit që kanë ata fëmijë, të cilët nuk duhet të lëndohen, por duhet të marrin forcë dhe besim nga ky spektakël, sepse mes milionësh shqiptarëve ata kanë spikatur dhe kanë ardhur këtu.

Do të jetë një garë e bukur, një garë fantastike, e cila i ka marrë ata fëmijë nga ajo dhoma e vogël atje Fier, nga ai oborri i bukur në Gjakovë, nga një shtëpi e thjeshtë në Kukës, apo nga një tjetër shtëpi e bukur në rrugët me kalldrëm të Korçës, këtu kemi një talent që do të fitojë ‘X Factor Kids’ edicionin e parë”, tha Alekta Vejsiu.

Në karrigen e jurisë, për këtë natë të parë, qëndrojnë emra të njohur dhe të dashur për publikun: Pirro Çako, Fatma Haxhialiu, Andi Vrapi dhe Fifi.

Alketa Vejsiu, prezantuesja energjike e spektaklit, prezantoi për publikun anëtarët e jurisë. Nga magjistari i emocioneve Pirro Çako, te rebelja dhe e talentuara Fifi, gazetari simpatik dhe i dashur Andi Vrapi, dhe Fatma Haxhialiu, vajza energjike me kritika gjithmonë konstruktive.
X Factor Albania Kids 1 (2026)
Komente 0