TEKSTESHQIP
Xhensila, Ardian Bujupi & Noizy - Lamtumir
Xhensila, Ardian Bujupi & Noizy
Lamtumir

Për një impakt sa më të madh, projekti muzikor është sjellë para publikut i punuar tejet mirë me klip muzikor, video produksioni i të cilit është përgatitur nga Hija Music Videos. Videoklipi u publikua më 22 Qershor 2024. Këngës i janë përshtatur vargjet nga J Gashi, Xhensila Myrtezaj, Ardian Bujupi & Noizy, ndërsa për produksionin është përkujdesur EngliVersal.
 Kënga është shumë ritmike dhe një hit për këtë verë. Të shumtat kanë qenë komenet që aludojnë se këtë këngë Xhensila ia ka dedikuar ish-partnerit të saj Bes Kallakut. "Lamtumir" ka nxitur shumë biseda në rrjetet sociale, pasi që ka marrë vëmendje të madhe që kur filluan raportet për ndarjen e Xhensilës nga aktori Bes Kallaku.
Teksti :: Song Lyrics
[Xhensila REF. 2x:]
Jo, jo, ti mos më kërko
të të them lamtumir
E di o shpirt,
që t'kam mërzit
E di shumë mirë

A nuk ishte ti ai
që m'premtove dashni
zemër un do jem aty
afër teje ke me m'pas gjithë jetën
gjithë jetën, gjithë jetën

E nëse don ti të më largosh
edhe larg prej meje të shkosh
e të jetosh pa mu
Mos harro se të kam dasht
mos harro se të unë të du

Nalu pak, nalu
koha ka me kalu
ka me t'ran n'mend dikur
ka me t'ran n'mend për mu
për ty, për ne të dy

[REF. 2x:]
Jo, jo, ti mos më kërko
të të them lamtumir
E di o shpirt,
që t'kam mërzit
E di shumë mirë

[Ardiani:]
Nuk e ki të lehtë
unë po ta besoj
krejt janë kundër meje
krej i përmisoj
për ty i boj, i boj, ama lejen
une i boj, i boj, a po kthehesh
ti sa her mesim
se nuk jena bashk
sa her mesim
se nuk je me to tash
shi un nuk o kon fat
Shum e kom dashtë
ama nuk o kon fat

T'lutna, t'lutna
vetëm edhe një herë
tani kurr mo, kurr mo
pse ti nuk pe din
që kurr nuk lujta, lujta
mos me kon ne bashk
normal që vujna, vujna

S'kom prit që ki me m'thon ti lamtumir
E di o shpirt,
që t'kam mërzit
E di shumë mirë

[Xhensila REF.:]
Jo, jo, ti mos më kërko
të të them lamtumir
E di o shpirt,
që t'kam mërzit
E di shumë mirë

[Noizy:]
E di që t'kam dasht
momentin e parë
me ty rashë mren
prej shikimit t'par
von e kuptova dashni nuk ka
qëllimet tona s'jan t'njëjtat mo

Botën nuk ta fala,
për ty asnjëherë s'u ndala
fjalët i mbajta po për vete ty s'u bana
jo, jo, jo, ti s'e di se ça don
nuk e di ku është o problemi
ndoshta ty t'vrau e mira
përher kam qën aty për ty
në ditët më t'vështira
jo, jo, jo, ti s'e di se ça don

Tash ka ardhur koha
për me thon lamtumir
Tash ka ardhur koha
për me t'thon ty lamtumir

DËRGOI:
Rryma muzikore
Pop
Renditja
Top 200

VIDEOKLIPE

Komente 0