TEKSTESHQIP
Ylber Osmani - A Ke Zemër
Ylber Osmani
A Ke Zemër

Për të shtuar dozën artistike, krijimi muzikor finalizohet në tregun e gjerë të muzikës i përpunuar në aspektin vizual me një videoklip muzikor, për video produksionin e të cilit është kujdesur Time Pictures. Videoklipi u publikua më 14 Tetor 2021. Kënga u kompozua në bashkëpunim nga Fatmir Muja & Nexhat Mujovi (Wirusi), autor i tekstit është Fatmir Muja, ndërsa autor i orkestrimit është Nexhat Mujovi (Wirusi).
Teksti :: Song Lyrics
Numri që t’kam thirrë çdo ditë
Ka metë pjesë e jetës teme
E kam fshi prej telefoni
Po, s’po muj me e fshi prej zemre

Prej dashnisë që m’ka djegë
Veç mesazhet tash kanë mbetë
Se miliona fjalë të mira
I ka vra lamtumira

Ref.
A ke zemër me m’taku
A ke zemër me fol me mu
Si dikur me m’përqafu

A ke zemër me m’taku
A ke zemër me fol me mu
E dashninë me ma dëshmu

Më mungon fjala "ku je"
Më mungojnë edhe grindjet
Edhe pse i kam fshehë plagët
Nuk po muj me i fsheh dhimbjet

Prej dashnisë që m’ka djegë
Veç mesazhet tash kanë mbetë
Se miliona fjalë të mira
I ka vra lamtumira

Ref.
A ke zemër me m’taku
A ke zemër me fol me mu
Si dikur me m’përqafu

A ke zemër me m’taku
A ke zemër me fol me mu
E dashninë me ma dëshmu
Komente 0