TEKSTESHQIP
Ylli Baka - Balukeverdha
Ylli Baka
Balukeverdha
U mendua edhe për teleshikuesit, ndaj projekti erdhi online i ilustruar shumë bukur me anë të një videoklipi, produksioni i të cilit është punuar nga MAX Production. Ky videoklip u publikua më 4 Maj 2024. Muzika e këngës vjen si kompozim nga Ilir Suku (Likja), ndërsa teksti është shkruar nga Arben Duka.

[Ku po bien kto muzika
Moj balukeverdha
Bere dasme e sme ftove
Por une fshehur erdha ]x2

[Te shikoja kur kerceje
Nuk duroja dot
Ti si ylli me shkelqeje
Une qaja me lot ]x2

[Ika vetem neper nate
Isha dhe nuk isha
Po te kisha pakez fat
Dhendri sot do isha ]x2

[Fshehur ika fshehur erdha
Me pikoi ne zemer
Ta kalosh balukeverdha
Jeten si ne enderr ]x2

DËRGOI:

VIDEOKLIPE