TEKSTESHQIP
Ylli Baka - Flet Korabi Me Tomorr
Ylli Baka
Flet Korabi Me Tomorr

Këngën e kompozoi Marko Baka, autorë të tekstit janë Ylli Baka & Gëzim Mneri, ndërsa arranzhimin e mori përsipër Gëzim Mneri. Krijimi i radhës ka ardhur i plotësuar shumë bukur edhe me videoklip muzikor, produksionin e të cilit e krijoi MAX Production. Premiera është publikuar me datë 27 Qershor 2025.

Teksti :: Song Lyrics

Flet Korabi me Tomorr
Si jeni vllezër malsor
Faleminderit lavdi Zotit
O ju nipat e Kastriotit

Ref.
Me një iso labërie
Me dy tela çiftelie
Derën hapur për ju kemi
Na kanë ardhur do ju vemi
Obobo nuk ka më bukur
Kur rri bashkë veriu dhe jugu
Për at zot per atdhe
Të kam vlla o vlla më ke

Këtë këngë do ta qëndis
Për vëllëzerit e malësisë
Për këngën e miqësisë
Me qylaf edhe me plis
Kta janë djemtë e Shqipërisë

Ref.
Me një iso labërie
Me dy tela çiftelie
Derën hapur për ju kemi
Na kanë ardhur do ju vemi
Obobo nuk ka më bukur
Kur rri bashkë veriu dhe jugu
Për at zot per atdhe
Të kam vlla o vlla më ke

VIDEOKLIPE

Komente 0