>
BIOSHQIP

Yllka Kuqi, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Vendi Im”

24-11-2012
Këngëtarja Yllka Kuqi, sjellë urimin e saj për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë nëpërmjet këngës me titull "Vendi im". Me pamje prekëse e shumë domëthenëse, videoklipi i realizuar nga "Koperativa" përcjellë mesazhin e fuqishëm që bart kjo këngë. Muzika është punuar nga vokalisti i grupit "Jericho", Petrit Çarkaxhiu, i cili ka shkruar edhe tekstin që është përplot dashuri për atdheun dhe bekime për të ardhmen. "Nëpër shekuj të mbuloftë vetëm dashuria Sa t'ketë tokë e qiell, ditët t'qofshin veç gëzim do të ruajmë besë, të na bekojë dhe Perëndia T'i gëzojmë këngët e lirisë, o vendi im ! " "Dashuria për vendin më ka nxitur që edhe unë në formën time të shprehë këtë emocion. Andaj kjo është edhe një dhuratë për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë për të gjithë adhuruesit e mi", ka thënë ajo.
(Agnesa Muqa)

Yllka Kuqi, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Vendi Im”