Yllka Kuqi

Yllka Kuqi Vendos Të Mos Prezantohet Në “Kënga Ime”

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}
[17-04-2014]
Vazhdon tërheqja e këngëtarëve kosovarë nga festivali “Kënga ime”, e gjithë kjo për rëndësinë që iu dha një këngëtari serb, Zdravko Colic, i cili ishte i ftuar special në këtë eveniment dhe për më shumë u prit nga publiku dhe prezantuesit si një yll bote.

Yllka Kuqi është dashur të prezantohet pas dy javësh (26 prill) dhe këngët i ka thuajse të përfunduara, porse ka vendosur që të mos paraqitet aspak.

“Pas spektaklit të të shtunës (kur u prezantua Colici), kam vendosur të tërhiqem, sepse thjesht më ka ngjallur ndjenja jo të mira e gjithë ajo çfarë ka ndodhur atë natë”, ka thënë këngëtarja për Telegrafi.

Yllka është një tjetër emër që u bashkohet këngëtarëve nga Kosova që janë irrituar nga pjesëmarrja e artistit serb në atë spektakël dhe kanë vendosur që të mos marrin pjesë.
 (Telegrafi)

Yllka Kuqi Vendos Të Mos Prezantohet Në “Kënga Ime”


Komente 0