TEKSTESHQIP
Biografia
Ato nuk ndalen në bukurinë e tyre, ndërkohë që janë nënë e bijë. Për herë të parë, Angjelina Hadergjonaj, vajza këngëtare e Albëries, që njihet në skenën shqiptare prej vitesh janë shfaqur në tapetin e kuq të dyja bashkë me veshje shumë sharmante. Albëria, e cila ka shoqëruar të bijën në këtë kompeticion muzikor, ëshët dukur edhe më e bukur, ndërsa ka bërë një ndërhyrje estetike në hundë. Angjelina Hadergjonaj eshte vajza e nje personazhi shume te njohur, qe dashur pa dashur ka pasur çfare te fitoje nga gjenet e se emes, e po ashtu edhe jeta e saj artistike. Behet fjale per Alberie Hadergjonaj, kengetarja nga Kosova qe karrieren e saj e ka ndertuar me se shumti ne Shqiperi, tashme po stervit prane krahut te saj, Angjelina Hadergjonaj, te bijen e cila sapo ka mbushur 18 vjeç. "Qe e vogel kam adhuruar mamin. Gjithmone kam dashur te behem kengetare. Muziken e kam shume pasion", shprehet Angjelina Hadergjonaj. "Ka ndikuar shume teksa shihja mamin qe ben prova dhe duke e pasur prane me eshte shtuar deshira", perfundon Angjelina Hadergjonaj.

Vajza e Albërie Hadërgjonajt Angjelina Hadergjonaj ka tërhequr vëmendjen e tregut muzikor dhe tani eshte bere kolege me të ëmën. 18-vjeçarja Angjelina Hadergjonaj, ne nje interviste per "Shekulli" ka folur per pasionin për muzikën dhe arkitekturën. "Muzika nuk do të jetë profesioni im i vetëm, muzika është arti im, profesion do të jetë arkitektura, për të cilën kam shumë dëshirë të studioj", ka treguar Angjelina Hadergjonaj. Ajo qe dallon shume vajzen maturante te familjes Angjelina Hadergjonaj nga shumica e bashkëmoshatarëve te saj, eshte se ajo nuk ka një telefon celular. Ne lidhje me kete, Angjelina Hadergjonaj ka thene: "Momentalisht, nuk e ndjej shumë të domosdoshëm për shkak të angazhimeve shkollore dhe aktivitetit muzikor, por, përgjigjet mami për telefonatat e mia". Botës së muzikës i është shtuar edhe një fëmijë këngëtaresh, e kësaj radhe bëhet fjalë për vajzën e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, Angjelina Hadergjonaj. Gjatë një interviste për gazetën "Shekulli", këngëtarja e re ka pranuar se emri i nënës i ka ndihmuar shumë. "Sigurisht, ndihem e lumtur kur përmendet me shumë dashuri që jam e bija e Albëries", është shprehur Angjelina Hadergjonaj. Ajo ka treguar se talentin e saj në muzikë e ka zbuluar nëna e saj, e cila njëherësh ka qenë shtytja kryesore për t’i hyrë kësaj bote.