TEKSTESHQIP
Artiola Toska - Në Ëndërr
Artiola Toska
Në Ëndërr

Autor i muzikës dhe autor i tekstit rezulton të jetë Elios Shuli, teksa kënga vjen me arranzhim në bashkëpunim nga Jeris Kaso & Anesti Cenko. Për të na bërë të shijojmë edhe aspektin viziv, ky projekt i radhës është prezantuar tashmë online i përpunuar me profesionalizëm me një videoklip muzikor, produksionin e të cilit e përgatiti Chill Pro, teksa regjisori i videos është Ernis Çili. Kjo video premierë është transmetuar më 18 Mars 2026 dhe filloi të pëlqehej menjëherë pas publikimit.
 Artiola Toska: "Ka ardhur momenti per nje kenge zemre. Miqt e mi, kohe pa sjelle nje balade per ju. Mezi pres te degjoni kete histori qe jam e sigurt se do t’ju mbushe zemren plot nostalgji per ditet kur zemra rreh fort. Edhe ne momentet kur endrra flet si ne jete, dashuria do te mbetet ndjesia qe gjithmone do na shoqeroje.".

TEKSTI :: SONG LYRICS

•STROFA.1:
Në ëndërr më fole,
M’the: “Kam mall për ty.”
Një puthje - Një lutje,
Pse s’mi le kujtim?

Me lotë dashnia na u ka deh’.
Na u ka deh’.
Në ëndërr më fole,
Por në jetë më le.
__________
•REFRENI:
Vitet kanë kalu’,
Por unë sytë e tu,
I mbaj në shpirt, si një hajmali.

A më ke harru’?
A s’të erdh’ gjynah për mu’?
Jam lule pa dashni’.

As Dielli, e as Hëna,
Nuk janë dasht’ sa ty, e mu’.
Gjysma e zemrës me ty iku larg,
Gjysma tjetër mbeti këtu.
__________
•STROFA.2:
Në ëndërr më fole,
M’the: “Kam mall për ty.”
Një puthje - Një lutje,
Pse s’mi le kujtim?

Sa të ka dasht’ ky shpirti im,
Sot po ta them.
Në ëndërr më fole,
Por në jetë më le.
__________
•REFRENI:
Vitet kanë kalu’,
Por unë sytë e tu,
I mbaj në shpirt, si një hajmali.

A më ke harru’!
A s’të erdh’ gjynah për mu’?
Jam lule pa dashni’.

As Dielli, e as Hëna,
Nuk janë dasht’ sa ty, e mu’.
Gjysma e zemrës me ty iku larg,
Gjysma tjetër mbeti këtu.
__________
Mbeta lule në saksi.
K’të dashni’ ta kam dhënë ty.

Kontribuan:

VIDEOKLIPE

Komente 0