TEKSTESHQIP
Aurela Gaçe & Eli Fara - Babi Im
Aurela Gaçe & Eli Fara
Babi Im

Ky krijim muzikor është sjellë para një audience më të gjerë i plotësuar nga ana vizuale edhe me videoklip, produksioni i të cilit u përgatit nën drejtimin e Frame Company Albania, ndërsa xhirimet e videos u realizuan nën regjinë e Don Enio. Videoklipi u publikua më 17 Maj 2022. Autor i muzikës dhe orkestrues i këngës është Adrian Hila, teksa për këtë këngë kanë punuar bashkarisht tekstin Rozana Radi, Aurela Gaçe & Adrian Hila.
Teksti :: Song Lyrics
(Aurela Gaçe)
E mban mend kur hodha hapin e parë?
Si atëherë, sot më përcjell në altar.

(Bashkë)
Ti je bota që dua,
tani vallëzo me mua.
Babi sa shumë të kam ngjarë.

Ref.: (Bashkë)

Dëgjoje këngën tonë,
do mbetet përgjithmonë.
Në krahët e tua, gjithmonë do të dua,
të jem fëmijë...

Je shoku im i parë,
më mbron si një thesar.
Thinjat e tua, më rritën mua,
o babi im...

(Eli Fara)
Sot më merr, të fluturoj dhe një herë.
Asnjëherë, nuk të lëshoj asnjëherë.

(Bashkë)
Se botën ti ma dhe mua,
asgjë s'më ka munguar.
Babi sa shumë të kam ngjarë.

Ref.: (Bashkë) [2X]

Dëgjoje këngën tonë,
do mbetet përgjithmonë.
Në krahët e tua, gjithmonë do të dua,
të jem fëmijë...

Je shoku im i parë,
më mbron si një thesar.
Thinjat e tua, më rritën mua,
o babi im...
Komente 0